Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RÍG/Ë,~AІІ f. sh. ~A, ~AT Vizore. Rigë e shkallëzuar (matëse). Rigë njehsimi. Riga e kontrollit.
VÉS/Ë,~AI f. 1. Pika a bula të vogla uji, që bien në mbrëmje, natën ose në mëngjes herët mbi bar, mbi gjethet e bimëve etj. nga ftohja e avullit të ajrit. Vesë e hollë (e imët). Vesa e natës (e mëngjesit). Pikat e vesës. Trëndafil me vesë. I pastër (i kulluar) si vesa. Ka rënë vesë. E mbuloi vesa. Ndrit vesa.
2. Shi i imët e i lehtë, rigë. Ra një vesë. Rrugës na zuri një vesë shi.
✱Sin.: lagshtë, lashtë, mënjë, vesim, vrizëm, rosë, qekth, brymë.
♦ Si vesa në diell shih si vesa e mëngjesit. Si vesa e mëngjesit shpejt, menjëherë e pa lënë gjurmë; duke u shkrirë a duke u tretur sakaq.
VRÚSHKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT [VRÚSHKULL,~A f. sh. ~A, ~AT] 1. Fshikull, vishkull, dru i njomë, i hollë e i gjatë, njëvjeçar. Ishte një pyll i ri me vrushkuj. Vrushkujt e pyllit. Vrushkull i njomë. I ra me vrushkull.
2. Curril i hollë (uji, gjaku etj.). Vrushkujt e ujit (qumështit). Vrushkujt e parë të kulloshtrës. Vrushkull gjaku. Vrushkull lotësh.
3. fig. Djalë me trup të bukur, të hollë e të drejtë. Ky vrushkull nuk është mësuar me punë. Është ende i njomë ai vrushkull.
✱Sin.: fshikull, thupër, shufër; curril, rrëke, çurgë, gulfë, pizgë, rigë, skurrjel, xhuvamë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë