Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►RIFRESK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Fitoj përsëri gjallërinë e mëparshme; përtërihem. Dal për t’u rifreskuar. Iu rifreskuan kujtimet.
2. pës. e RIFRESKÓJ.
RIFRESK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I sjell diçka të re, i shtoj a i ndryshoj diçka për ta bërë më të ri, më të freskët; përtërij; përditësoj. Rifreskoj mësimin (lëndën, tekstin, dijet). Studentët gjatë praktikës shkencore rifreskojnë shumë koncepte-bazë. I rifreskuan ngjyrat e mureve të qytetit. Duhen rifreskuar të gjitha programet lëndore (ars.).
2. Sjell përsëri ndërmend me hollësi një kujtim a një ngjarje të së kaluarës, ringjall në kujtesë; i përtërij kujtesën. Rifreskoj ngjarjen. Rifreskoj kujtesën.
RIFRESKÚAR (i, e) mb. Që është rifreskuar, që është përditësuar. Informacion i rifreskuar. Kartela e rifreskuar me vulë digjitale. Gardërobë e rifreskuar gardërobë që është pajisur me veshje të reja, pasi janë hequr veshjet e vjetra.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë