Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ALUMÍN,~I m., kim. Metal i bardhë si argjendi i lehtë, i butë, që nuk ndryshket e që përdoret në industri, për tela, për enë, për ndërtimin e aeroplanëve etj. (simboli Al). Enë (lugë, pirun, pjatë) alumini. Tel (fletë) alumini. Uzinë alumini. Bashkëlidhjet e aluminit. Oksidimi i aluminit. Doreza alumini. Alumin i riciklueshëm. Kanaçe prej alumini. Radiatorë prej alumini. Aliazhe të aluminit.
AMBALÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Letër, karton, pëlhurë, arkë etj. që përdoret për të mbështjellë, për të paketuar ose për të mbajtur mallra të ndryshme që të mos dëmtohen. Letër ambalazhi. Arka (shishe, kuti) ambalazhi. Shitje pa (me) ambalazh. Hap (heq) ambalazhin. Ambalazhi i bukës. Ambalazh plastik. Ambalazh i riciklueshëm. Ambalazh parësor ambalazh i drejtpërdrejtë për prodhimin. Ambalazh dytësor ambalazh për disa prodhime bashkë. Ambalazh tretësor ambalazh që përdoret për bartje dhe magazinim.
2. fig., keq. Diçka që përdoret për të mbuluar qëllimet e vërteta dhe për t’i paraqitur ndryshe nga ç’janë; veshja e jashtme për ta zbukuruar diçka. E paraqiti nën një ambalazh të ri. Shërben si ambalazh.
PARICIKLÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i riciklueshëm; që nuk mund të riciklohet; kund. i riciklueshëm. Lëndë të pariciklueshme.
RICIKLUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i riciklueshëm. Material që siguron riciklueshmëri të plotë. Paketim me riciklueshmëri të lartë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë