Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RIPËRTËRÍ/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. biol. Rrit përsëri një ind ose një pjesë të organizmit që është dëmtuar a është këputur; nxjerr lëkurën e vjetër dhe e zëvendëson me një të re (për disa kafshë). Ripërtërin lëkurën.
2. tek. Ndreq ose përpunoj një pjesë a një lëndë të përdorur më parë për ta bërë përsëri të vlefshme për punë; ricikloj. Ripërtërij pjesët e ndërrimit. Ripërtërij mbeturinat. Ripërtërij vajrat.
3. I zëvendësoj pjesën e përdorur a të pavlefshme, e bëj prapë si të ri. Ripërtërij makinën (biçikletën). Ripërtëriu pyllin (vreshtin). Ripërtërij shtëpinë. Ia ripërtëriu forcat e humbura. Ripërtërinë tufën. Ripërtërijnë kapitalin.
4. fig. I jap përsëri forca të reja e gjallëri, e bëj përsëri si të ri; përtërij, ringjall. Ripërtërij artin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë