Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MATUR/ÓJII vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. E bëj që të arrijë fazën e pjekurisë (një person a një marrëdhënie), e bëj të piqet (dikë). Vështirësitë e maturojnë njeriun.
2. kim., ind., jokal., vet. v. III Arrin shijen dhe gjendjen e dëshiruar një lëng a një ushqim që e kemi vënë në kushtet e nevojshme për këtë proces. Ky djathë maturon gradualisht për tetë javë.
3. ek., jokal., vet. v. III Arrin afatin e kërkuar pas të cilit duhet të ribëhet ose nuk do të ekzistojë më (për një kontratë bankare, për normat e interesit etj.). Sipas raportimit të tij, çdo obligacion maturon pas tre vjetësh.
►PËRSËRÍT/ET jovep., ~ (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Ndodh a shfaqet përsëri (një ngjarje, një dukuri etj.). Iu përsërit sëmundja. Ngjarje që përsëriten.
2. pës. e PËRSËRÍT. Nuk përsëritet më ai gabim.
✱Sin.: përsëdytet, përdytet, rishfaqet, përtërihet, ribëhet, shpeshtohet, dendësohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë