Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
REHABILIT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I kthej dikujt aftësinë për të kryer veprime e veprimtari të caktuara, riaftësoj. Mbas aksidentit të rëndë, i sëmuri u rehabilitua pjesërisht.
2. I kthej dikujt zyrtarisht të drejtat që kishte humbur ose që i ishin hequr pas një dënimi. Rehabilituan një të dënuar (një të përjashtuar).
3. fig. I kthej dikujt emrin e mirë ose nderin që kishte humbur; i vë përsëri në vend emrin ose nderin që gëzonte dikur; e quaj përsëri të mirë e të vlefshme (për një teori etj.). Rehabilituan kujtimin e luftëtarit të dënuar pa faj.
4. Vë përsëri në funksion ose në gjendje për të prodhuar, riparoj. Rehabilituan një fabrikë të amortizuar. Do të rehabilitojnë rrugën e vjetër.
RI- fjalëform. Parashtesë, me të cilën ndërtohen fjalë që tregojnë përsëritjen e një veprimi, kthimin përsëri të një gjendjeje a të një cilësie, pajisjen me diçka të re, organizimin në mënyrë të re etj. (p. sh.: riaftësoj, ribashkoj, ribëj, riblej, ribotoj, rihap, rimëkëmb, ripushtoj, rishkruaj, rivendos etj.).
RIAFTËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur riaftësoj dikë ose diçka; veprimi dhe gjendja kur riaftësohem. Riaftësim fizik (mendor). Riaftësimi profesional (teknik). Riaftësimi i mësuesve (i kuadrove). Riaftësimi i invalidëve (i të sëmurëve). Riaftësimi i makinës (i makinerive). Riaftësimi i vendburimeve. Masa riaftësimi. Mënyrat e riaftësimit. Riaftësimi në punë. Dërgohet për riaftësim.
RIAFTËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj përsëri të aftë; bëj që të fitojë aftësitë e humbura ose të fitojë aftësi të reja, rehabilitoj; e bëj më të aftë (për njerëzit). Riaftësoj të aksidentuarin. Riaftësoj me anë kursesh.
2. Bëj që të punojë përsëri në rregull një makineri, një pajisje etj., të dalë jashtë përdorimit, duke e ndrequr; shtie përsëri në punë diçka që nuk shfrytëzohej, rehabilitoj. Riaftësoj makinën (motorin). Riaftësoj pompat.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë