Fjalori

Rezultate në përkufizime për “riafrohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAJTOHEM

►PAJT/ÓHEMI jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Vendos përsëri marrëdhëniemira a miqësore me dikë, me të cilin kam pasur mëri ose isha grindur. U pajtuan pas dy muajsh.
2. vetv. Pranoj mendimet, arsyetimet etj. të dikujt, bashkohem me ato që thotë ose me qëndrimetmban dikush. U pajtua me mendimet (me arsyetimet) e shokëve.
3. vetv. Pranoj një gjendje a diçka tjetër ashtu siç është dhe nuk bëj përpjekje për ta ndrequr ose për ta ndryshuar, nuk e kundërshtoj. Nuk pajtohen me të metat. Kush nuk e urdhëron dot veten, pajtohet kollaj me të keqen. (fj. u.).
4. vetv., vet. v. III Përputhet me diçka tjetër, përshtatet. Kjo nuk pajtohet me mendimet tona. Nuk u pajtoheshin karakteret.
5. pës. e PAJTÓJ.
Sin.: paqësohem, paqohem, miqësohem, riafrohem, vëllazërohem, bashkohem, rregullohem, puqem, përputhem, përshtatem, qetësohem, ndreqem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.