Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PËRMBÁ/HEM jovep., ~JTA (u), ~JTUR 1. vetv. E mbaj veten, e zotëroj veten e nuk i shpreh ndjenjat (zemërimin, inatin etj.); nuk nxitohem, nuk rrëmbehem, nuk ngutem, e përmbaj veten. S’përmbahej dot nga zemërimi (nga gëzimi). U përmbajt fort.
2. vetv. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore) I qëndroj besnik një çështjeje, një ideje, një ideali etj. Iu përmbajt marrëveshjes. I përmbahen kontratës.
3. vetv. Veproj e sillem në përputhje me disa rregulla e norma të caktuara, nuk luaj prej tyre. I përmbahen standardit të vendosur.
4. vjet., vetv. Mbahem në këmbë, jetoj. Përmbahet mirë në pleqëri.
5. pës. e PËRMBÁJ.
✱Sin.: mbahem, ndalem, frenohem, rezervohem, përanditem, përarënditem, përmblidhem, përfshihem, shtrydhem, rezistoj, duroj, qëndroj, rri.
►REZERV/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Përmbaj veten e nuk i shpreh mendimet hapur, nuk e them gjithçka, nuk i hapem plotësisht dikujt, nuk shprehem krejt çiltas. Rezervohem të flas. Rezervohu me të! Mos u rezervo me ne!
2. vetv. Punoj pa i vënë të gjitha forcat.
3. pës., vet. v. III e REZERVÓJ.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë