Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PISTOLÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Armë zjarri automatike me karikator, me tytë të shkurtër e me vjaska, që mbahet në brez. Pistoletë luftarake (sportive). Fishekë pistolete. Qëlloi me pistoletë. I drejtoi pistoletën.
2. Mjet në trajtën e kësaj arme, që përdoret për punë të ndryshme. E spërkatin (e lyejnë) me pistoletë.
3. tek. Çekiç automatik me një turjelë shpuese, që vihet në veprim me ajër të ngjeshur. Pistoletë pneumatike. Pistoletë goditëse. Rrëzojnë qymyrin me pistoletë. Shpojnë shkëmbin me pistoletë.
✱Sin.: revole, revolver, patllake, kobure, pisqollë, calinë.
REVÓL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Armë zjarri e brezit, me tytë të shkurtër e me fole fisheku rrotulluese, me të cilën mund të shtiem disa herë rresht pa qenë nevoja ta mbushim për çdo të shtënë; pistoletë, revolver. Doreza (gryka) e revoles. Këllëfi i revoles. Fishekët e revoles. Krisma e revoles. E qëlloi me revole. Nxori revolen. Me revole në dorë.
♦E do me revole (me *kobure) (kokës) (dikush).
ÇLIRÚAR (i, e) mb. 1. Që ka fituar lirinë, që ka shpëtuar nga robëria; kund. i pushtuar, i robëruar. Vend i çliruar. Krahinat e çliruara. Popull (komb) i çliruar. Qytetet dhe fshatrat e çliruara. Andej është zonë e çliruar.
2. Që vepron lirisht; kund. i ndrydhur. Energjia psikike e çliruar prej aktorëve kryesorë.
3. Që ka shpëtuar nga diçka e padëshirueshme; i lehtësuar. Merrte frymë i çliruar. Ndihej i çliruar. Lëshoi një të qeshur të çliruar.
4. Që është zbërthyer a zgjidhur dhe është bërë më i lirë; kund. i shtrënguar. Vidhë e çliruar. U ngrit në këmbë me revolver të varur në rripin e çliruar.
5. fiz., kim. Që ka dalë jashtë nga një organizëm gjatë një procesi. Hidrogjen i çliruar. Lëndë e çliruar. Energji e çliruar.
6. fin. Që ka mbetur i lirë për t’u përdorur për diçka tjetër. Mjetet e çliruara. Fond i çliruar.
✱Sin.: i shpëtuar, i liruar, i lehtësuar, i zbërthyer, i zgjidhur, i nxjerrë, i lirë, i çlirshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë