Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIREVIZIONÍZ/ËM,~MI m. Doktrinë ose rrymë ideologjike që kundërshton revizionizmin, që lufton kundër përpjekjeve për të rivlerësuar e riinterpretuar doktrinat ose qëndrimet e njohura më parë nga shumica në fusha si: histori, politikë, shkencë; kundërrevizionizëm; kund. revizionizëm. Parimet e antirevizionizmit. Programi i antirevizionizmit. Politika e antirevizionizmit. Ideologjia e antirevizionizmit. Demonstratë kundër antirevizionizmit.
REVIZIONÍZ/ËM,~MI m. 1. Ideologji politike që kërkon rishikimin e një doktrine a të parimeve të saj themelore; në veçanti, emërtim i përdorur për politikën e partive komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe të vendeve të tjera të Evropës lindore. Revizionizmi modern revizionizmi që lindi pas Luftës së Dytë Botërore.
2. Prirje për të ndryshuar bazat e një interpretimi historik të pranuar gjerësisht, mbështetur në rishqyrtimin e të dhënave historike. Revizionizëm historik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë