Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ANTIREVIZIONÍST,~E mb. Që është kundër revizionizmit, që lufton revizionizmin; kundërrevizionist; kund. revizionist. Teza antirevizioniste. Botëkuptim antirevizionist. Lufta antirevizioniste. Forcat antirevizioniste.
ANTIREVIZIONÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që kundërshton, që kritikon dhe që lufton revizionizmin; kundërrevizionist; kund. revizionist. Antirevizionist i madh.
REVIZIONÍST,~E mb. Që ndjek dhe përkrah revizionizmin; që shpreh idetë e revizionizmit ose që është veçori dalluese e tij; që mbështetet në revizionizmin ose që përbëhet prej revizionistësh. Parti revizioniste. Grup revizionist. Ideolog revizionist. Politikë (ideologji, teori, vijë) revizioniste.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë