Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ORGANOLÓG/E,~JA f. sh. ~E, ~ET libr., muz. Studiuese e ndërtimit dhe funksionimit të veglave muzikore, si objekte të tingullit dhe si pjesë e kulturës dhe historisë njerëzore. Muzeu i muzikës bashkëpunon me një organologe për të restauruar instrumentet.
PARESTAURÚAR (i, e) mb. Që nuk është i restauruar; që nuk është restauruar; kund. i restauruar. Tempull i parestauruar. Pikturë e parestauruar. Shtëpi e parestauruar.
RESTAURÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë siç ka qenë më parë ose që është ndrequr; i rindërtuar. Monument i restauruar. Pikturë (vepër) e restauruar. Shtëpi e restauruar.
2. Që është kthyer përsëri në fuqi, që është rivendosur (për një institucion, për një rend shoqëror a për një regjim politik).
✱Sin.: i rindërtuar, i rivendosur.
RIKUALIFIKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Dhënie e një kualifikimi më të mirë profesional një punonjësi me anë të kurseve speciale. Programe rikualifikimi për të papunët.
2. Përmirësim; shndërrim modernizues i ndërtesave të vjetra ose i zonave urbane duke i prishur, duke i restauruar ose duke i rindërtuar; rikthim i një mjedisi në gjendje të pastër e të banueshme, bonifikim. Rikualifikimi urban i qendrës së qytetit. Rikualifikim i hapësirave, i peizazheve.
3. drejt. Ndryshimi i arsyes për të cilën është fajësuar një person. Rikualifikim i veprës penale.
✱Sin.: përmirësim, rehabilitim, rinovim, ristrukturim.
RIKUALIFIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap një kualifikim më të mirë profesional një punonjësi me anë të kurseve speciale. Kompanitë rikualifikojnë falas punonjësit në fushën e informatikës.
2. Përmirësoj; shndërroj ndërtesat e vjetra ose zonat urbane duke i prishur, duke i restauruar ose duke i rindërtuar; kthej një vend në gjendje të pastër e të banueshme, bonifikoj. Rikualifikojnë lagjen historike të qytetit. Rikualifikoj hapësirat e gjelbra të degraduara.
3. drejt. Ndryshoj arsyen për të cilën është fajësuar një person. Gjyqtari rikualifikoi veprën penale nga vrasje e rëndë në atë të rëndomtë.
RINDËRTÚAR (i, e) mb. 1. Që është ndërtuar përsëri, që është rregulluar e ndrequr përsëri; i rimëkëmbur. Shtëpi e rindërtuar. Fabrikë (rrugë) e rindërtuar. Vepër e rindërtuar. Kështjellë e rindërtuar. Qytet i rindërtuar.
2. Që është ndërtuar përsëri nga pjesët e saj të ruajtura a të mbetura ose duke u nisur prej tyre. Fjalë (trajtë, gjuhë) e rindërtuar. Fytyrë e rindërtuar.
✱Sin.: i rimëkëmbur, i restauruar, i rikonstruktuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë