Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDÉRM/Ë (i), ~E (e)II mb., bised. Që është i ndershëm; i ndershëm.
✱Sin.: i ndershëm, i respektueshëm.
NDERÚAR (i, e) mb. 1. Që nderohet nga të tjerët, që gëzon nderimin e të tjerëve; që çmohet e që vlerësohet nga të tjerët. Mysafirë të nderuar. Ndihet i nderuar. Punë e nderuar. Profesion i nderuar. Figura e nderuar e mësuesit. Vend i nderuar në shoqëri.
2. Përdoret para emrit të një njeriu, të cilit i drejtohemi me fjalë ose i shkruajmë një letër me nderim, në mënyrë zyrtare a gjysmëzyrtare. I nderuari mik! I nderuari zoti ministër... Shumë të nderuarit zotit... Të nderuar zonja e zotërinj! Të nderuar pjesëmarrës!
3. Që e ka kryer një punë mirë e me nder, faqebardhë. Dolëm të nderuar me punën tonë.
✱Sin.: i respektuar, i respektueshëm, i ndertë, i nderueshëm, i përfillur, i çmuar, i shquar, i lartë, i vlerësuar, i sjellshëm, fisnik, namusqar, zotëri, faqebardhë, faqelarë.
PARESPEKTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i respektueshëm; që nuk mund të respektohet; kund. i respektueshëm.
2. Që nuk i respekton të tjerët; kund. i respektueshëm.
RESPEKTUESHMËRÍ,~A f. 1. Gjendje e dikujt ose diçkaje që meriton respekt, të qenët i respektueshëm. Respektueshmëria e individit (e punës).
2. Respektim, zbatim i përpiktë. Respektueshmëria e rregullave (e ligjeve).
SIKÚSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I sjellshëm, i shkueshëm. Djali është bërë i sikueshëm. Vajza e sikueshme i përshëndeste fqinjët çdo herë.
✱Sin.: i njerëzishëm, i respektueshëm, njerëzor, i përzemërt, i edukuar, prekatar, i begenisshëm, i begenisur, kokulur, kryeulët, i shtruar, i mbarë, këshillëmbarë, i dëgjueshëm, i dëgjuar, i thjeshtë, i mirë, i ndershëm, i pastër, i paqmë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë