Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GJEGJËSÍSHT ndajf. Përkatësisht. Botuar gjegjësisht në Tiranë e në Prishtinë.
✱Sin.: përkatësisht, respektivisht.
PAKUSHTËZUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pakushtëzueshëm; vetia e diçkaje që është e pakushtëzueshme; mungesë kushtëzueshmërie; kund. kushtëzueshmëri. Qëndrimi siguron lirinë absolute subjektive, respektivisht pakushtëzueshmërinë e saj (pub.).
RESPEKTIVÍSHT ndajf. Në mënyrë respektive; përkatësisht. Transporti dhe arsimi shënuan tkurrje, respektivisht me dyzet e nëntë për qind dhe dy për qind. Dinamo dhe Partizani rikthehen te fitorja, mundin respektivisht Bylisin dhe Skënderbeun.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë