Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NDALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ndaloj dikë a diçka ose kur ndalohem nga dikush a nga diçka; kund. lejim. Ndalimi i punës. Ndalimi i zjarrit. Ndalimi i gjakut. Ndalimi i armëve bërthamore. Ndalim kalimi. Ndalim i punimeve. Ndalim hyrjeje. Ndalimi i dhunës në familje. Ndalim ushtrimi të funksionit. Ndalime ligjore.
2. bised. Porosi ose urdhër për të mos bërë diçka. Iku, me gjithë ndalimet e s’ëmës.
✱Sin.: pushim, ndalje, qëndrim, shkyçje, ndërprerje, pengim, arrestim, paraburgim, shuarje, reshtje, ndalesë, porosi, pezullim, mbyllje, ngelje, mbajtje, prerje, përqendrim.
NDËRPRÉRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi dhe gjendja kur ndërpres a kur ndërpritet diçka. Ndërprerje të shpeshta (të gjata). Ndërprerja e prodhimit (e punës). Ndërprerja e ujit (e rrymës). Ndërprerja e luftimeve. Ndërprerja e zhvillimit. Me (pa) ndërprerje. Punon pa ndërprerje. Furnizim 24 orë pa ndërprerje. Ndërprerje e seancës. Ndërprerje e njëanshme. Ndërprerje e komunikimit. Ndërprerje e ndihmës ekonomike. Ndërprerja e koncesioneve. Ndërprerje e hetimeve. Ndërprerje kontrate (drejt.) akti i ndalimit ose i anulimit të një kontrate midis dy palëve.
2. mat. Vendi ku priten dy vija, dy sipërfaqe ose dy trupa. Ndërprerje e drejtëzës me rrafshin.
✱Sin.: kryqëzim, pezullim, heqje, prerje, reshtje, këputje, ndarje, ndalesë, ndalim, çrregullim, shkëputje, zbrazëti, ndërkohë, pengim, pushim, boshllëk.
PUSHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pushoj ose kur pushohet. Pushimi i dikujt nga puna.
2. Gjendja kur pushoj ose kur pushohet. Pushim i udhëtimit. Pushim zemre. Qendër pushimi. Punon pa pushim punon pa ndërprerje, punon vazhdimisht.
3. Çlodhje; koha e lirë pas pune, koha gjatë së cilës njeriu pushon.
4. Ditë e caktuar për të pushuar ose për të mos vajtur në punë. Pushime e fundjavës (të festave).
5. Lejë për të mos vajtur në punë, në shkollë etj. për arsye shëndetësore, për ditë feste etj. Pushimi javor. Pushim i gjatë (i shkurtër). Pushimi i drekës (i mesditës). Në pushimet e lojës. Dhjetë minuta pushim. Mori (kërkoi) pushim. E drejta e pushimit pas punës (zyrt). Shesh pushimi (ndërt.).
6. kryes. sh. Periudhë kohe gjatë vitit, kur dikush që është në marrëdhënie pune ka të drejtë të pushojë, leje e zakonshme. Pushimi vjetor. Gjatë kohës së pushimeve. Ka marrë pushimet. I kaloi pushimet në bregdet (jashtë vendit, në mal).
7. kryes. sh. Periudhë kohe në fund të vitit shkollor ose në mes të tij, kur shkollarët nuk shkojnë në shkollë dhe arsimtarët nuk bëjnë punë mësimore. Pushimet shkollore. Pushimet verore (dimërore). Pushimet e dimrit. Ditët e pushimeve. Periudha e pushimeve.
8. Ndërprerje e zhvillimit të diçkaje. Pushimi i çështjes (drejt.).
9. muz. Pauzë. Pushim i plotë. Pushim katërsh.
10. bised. Qetësi; heshtje. E la në pushim. Ka gjetur pushim.
✱Sin.: çlodhje, prehje, prajë, ndërprerje, ndalesë, ndalim, ndalje, reshtje, heshtje, heqje, largim, leje, pauzë, zhegitje, fundjavë, nge, arallëk, qetësi.
RÚAJTJ/E,~A f. Veprimi për të ruajtur diçka; veprimi me të cilin ruhet diçka. Ruajtja e lopëve. Ruajtja e shtëpisë (e kufirit). Ruajtja e rrobave (e mallrave, e ushqimeve). Ruajtja e pronës. Ruajtja e librave. Ruajtja e shëndetit. Ruajtja e qetësisë. Ruajtja e lirisë. Ruajtja e sekretit. Ligji i ruajtjes së energjisë. Jap për ruajtje.
✱Sin.: mbikëqyrje, shikim, kursim, reshtje, vrojtim, vëzhgim, pruajtje, mirëmbajtje, konservim, rënie, përgjim, pritje, përgjim, mbajtje, rezervim, mbrojtje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë