Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PLÁÇK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. edhe përmb. Tërësia e sendeve dhe e orendive shtëpiake, pasuri e mall që ka dikush në shtëpi. Vuri (bëri, mblodhi) shumë plaçkë. Kishte plaçkë të madhe. Plaçkat e shtëpisë.
2. zakon. sh. Rrobat e sendet e tjera vetjake, që merr me vete dikush kur udhëton ose kur largohet nga shtëpia, tesha. Plaçkat e udhëtimit. Plaçkat e nuses. Një valixhe (një bohçe) me plaçka. Mblodhi plaçkat. Mori pak plaçka me vete. Ngarkoi (solli) plaçkat.
3. kryes. nj., bised. Copë stofi, cohe etj., që përdoret për të bërë veshje; veshje prej stofi a prej pëlhure. Plaçkë e mirë (e fortë).
4. Çdo send që i rrëmbehet a i merret me dhunë dikujt; armë e sende të tjera që i kapen armikut në luftë; pre. Plaçka e luftës. Bënin plaçkë vidhnin, plaçkitnin, bënin pre. Zunë shumë plaçkë. Ranë në plaçkë. Ndanë plaçkën.
5. fig., bised., mospërf. Njeri; gjë (kur nuk duam t’i themi emrin). Plaçkë e mirë (e keqe).
6. Diçka fare e imët, ashkël e vogël, grimcë, lëmishte etj. I hyri një plaçkë në sy. Ra një plaçkë në gjellë.
7. vet. sh., bised. Rropullitë, të përbrendshmet. Plaçkat e barkut.
✱Sin.: rrangulla, rraqe, reshte, rrobë, pre, rrësk, të brendshme, send, orendi, çaparkë, pasuri, gjë, mall, tesha, rroburina, plaçkurina, copë, cohë, veshje.
♦ Me një *këndes (gjel, kaposh, kokosh) plaçka. M’u bë plaçkë (*plagë) në sy (dikush a diçka). I dridhen plaçkat e barkut (dikujt) shih i dridhen zorrët e barkut (dikujt). Me një *këndes (gjel, kokosh, kaposh) plaçka. Me *laçka e (me) plaçka. I mblodhi (i ngriti, i ngarkoi) plaçkat (dikush) iron. u shpërngul dhe shkoi në një vend tjetër; u largua me turp a i përzënë nga dikush. Me plaçka në shkop. 1. Shumë i varfër, pa shtëpi e pa katandi, që s’ka ku të futë kokën. 2. Që endet nga e keqja sa në një vend në tjetrin pa u ngulur diku; endacak, bredharak. Plaçkë tregu keq. diçka që, sipas disave, mund të shitet e të blihet në çdo kohë, mund të kalojë nga një dorë te një tjetër pa pyetur të zotin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë