Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RÉSHM/E,~JA f. sh. ~E, ~ET vjet. 1. Lloj jeleku i zbukuruar me para të verdha metali, që mbanin më përpara nuset e reja. Reshme nusesh.
2. vet. sh. Zbukurime metali (monedha bakri, argjendi etj.), të kapura në zinxhir, që varnin mbi jelek e në kraharor nuset dhe që tringëllonin kur ecnin; stringla.
✱Sin.: jelek, xhingël.
XHÍNG/ËL,~LA f. kryes. sh. ~LA, ~LAT 1. Sende të vogla si pafta e sumbulla, prej metali, që varin gratë në gjoks si stoli; stringla; rrathë a pafta metalike që i vihen dajres anash që të tringëllijnë kur i biem. Xhingla floriri. Var xhingla.
2. fig. Diçka e vogël e pa rëndësi, çikërrimë, vogëlsirë. Merret me xhingla.
✱Sin.: xhixhël, xhingla-mingla, cingël, stringël, reshme, vogëlsirë, çikërrimë, xhingërrimë, pispillosje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë