Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rerëz”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

RESË

RÉS/Ë,~AІ f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Luletrajtë vileje, që lëshojnë disa drurë; gath, vastak, lëvare. Resat e arrës (e gështenjës, e lajthisë). Nxjerr resa. I bien resat.
2. bot. Radhiqe.
3. bot. Bimë barishtore e kënetave dhe e liqeneve, që bën fijegjata, të cilat përdoren për të thurur; kashtë kënete, rerëz.
4. Thurimë prej kallami ose prej kashte kënete, që përdoret për çati, për trina, etj.; thurimë e tillëtrajtë hinkepërdoret për të zënë peshk etj. Resë kallamash (thuprash). Resa e çatisë. Resa e peshkut. Thur (bëj) një resë. Mbuloj çatinë me resë.
5. Vend në një lumë ku i zihet pritë peshkut për ta kapur natën me resa; pritë, pusi.
Sin.: gath, radhiqe, koce.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.