Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ARISTOKRATÍK,~E mb., libr. 1. Që ka të bëjë me aristokracinë, që i përket aristokracisë, i aristokracisë; që është karakteristik për aristokratin. Shoqëri aristokratike. Klasa aristokratike. Qarqet aristokratike. Familje aristokratike. Sistem aristokratik. Strukturë aristokratike. Pozitë aristokratike. Tituj aristokratikë.
2. fig. Që mbahet si i zgjedhur, që hiqet si aristokrat, që është si i stërholluar. Sjellje aristokratike. Qëndrim aristokratik. Edukatë aristokratike. Arsimim aristokratik.
3. Që qeveriset nga aristokracia fisnore, që lidhet me sundimin e aristokracisë fisnore. Republikë aristokratike. Rend aristokratik.
AUTONÓM,~E mb., drejt. 1. Që ka të drejtën të vendosë në mënyrë të pavarur për punët e popullsisë së vet dhe të qeveriset sipas ligjeve të veta, brenda sistemit të një shteti të madh; që ka autonomi, i pavarur, sovran. Shtet autonom. Republikë (krahinë) autonome. Rajon autonom. Institucion autonom. Sistem autonom. Gjykatë autonome.
2. Që është i pavarur; që vepron vetë, pa iu nënshtruar lidhjeve me një tërësi më të madhe. Ndërmarrje (degë, njësi) autonome. Repart autonom. Ekonomi autonome. Zhvillim autonom. Veprime autonome. Automjet autonom (pa shofer). Teknologji autonome.
✱Sin.: i pavarur, i lirë, i mëvetësuar, sovran, vetëqeverisës, vetudhëheqës, vetëvendosës.
DEMOKRATÍK,~E mb. Që mbështetet në parimet e demokracisë, që u përmbahet këtyre parimeve e i vë në jetë; që është pro demokracisë; kund. antidemokratik. Republikë (qeveri) demokratike. Shtet demokratik. Parti (organizatë) demokratike. Liri demokratike. Zgjedhje demokratike. Ide (pikëpamje, mendime, parime) demokratike. Ligje demokratike. Formë demokratike. Frymë demokratike. Të drejta demokratike. Shndërrime (reforma) demokratike. Ka karakter demokratik. Në mënyrë demokratike.
EUROAZIATÍK,~E mb. Që lidhet me Evropën dhe me Azinë, i Evropës dhe i Azisë. Ariu i murrmë euroaziatik. Republikë parlamentare euroaziatike. Në hapësirat euroaziatike. Nga kohërat e miteve të përbashkëta euroaziatike.
KAPÉL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT [KAPÉL/E, ~JA f. sh. ~E, ~ET] 1. Mbulesë me strehë për të mbrojtur kokën, e bërë prej stofi, prej kashte etj.; kësulë, shapkë, kapë. Kapelë stofi (kashte). Kapelë burrash (grash). Kapelë verore. Kapelë republikë lloj kapele e rrumbullakët, zakonisht prej stofi. Vë (heq) kapelën.
2. Diçka që ka trajtën e kësaj mbulese të kokës; kësulë. Kapelja e kërpudhës.
✱Sin.: kapë, kapelë, kësulë, shapkë, kasketë, feste, qeleshe, takije.
♦ I doli *miza në kapele (dikujt). E hedh (e vë) kapelën (qeleshen, festen, kësulën, takijen) *mënjanë. E hedh (e vë) kapelën (qeleshen, festen, kësulën, takijen) mbi *sy. I heq kapelen (shapkën) (dikujt) e nderoj dikë veçanërisht për një punë të madhe e të rëndësishme që ka bërë, për meritat e aftësitë që ka etj., i përulem si e meriton; i lëshoj vendin; i shtrëngoj dorën; i pi dollinë. E ka vënë kapelën *së prapi (dikush) keq.
NJËSÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që përbën një të tërë të vetme e të pandashme, që është i bashkuar si një gjë e vetme, që formon një njësi. Qeveri e njësishme. Republikë e njësishme. (drejt.) Shtet i njësishëm. Ekonomi e njësishme.
2. Që është i njësuar, i përgjithshëm e i përbashkët, që është një për të gjithë. Gjuhë e njësishme. Drejtshkrim i njësishëm.
✱Sin.: njësor, unik, i njëjtë, i njëshëm.
PARLAMENTÁR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me parlamentin, që i përket parlamentit, i parlamentit; që bëhet për të zgjedhur anëtarët e parlamentit. Bisedimet parlamentare. Shumica (pakica) parlamentare. Komision parlamentar. Zgjedhjet parlamentare.
2. Që e ka me parlament sistemin e qeverisjes. Republikë parlamentare. Monarki parlamentare. Me rrugë parlamentare.
PROKLAMÚAR (i, e) mb., libr. I shpallur. As republikë e proklamuar, as autonomi e imponuar!
REPUBLÍK/Ë,~AІ f. sh. ~A, ~AT 1. Formë e qeverisjes, në të cilën organet e larta të pushtetit dhe kryetari i shtetit zgjidhen drejtpërdrejt, për një afat të caktuar, nga një pjesë pak a shumë e gjerë e popullsisë. Republikë demokratike kur zgjedhja e përfaqësuesve të popullit bëhet me votim të përgjithshëm. Republikë aristokratike ku voton vetëm një klasë e privilegjuar. Republikë parlamentare ku kreu i shtetit ka fuqi të kufizuara dhe qeveria përgjigjet para kuvendit. Republikë popullore emërtim i disa shteteve komuniste ose socialiste në të kaluarën e afërt ose ende sot (Republika popullore socialiste e Shqipërisë, Republika popullore e Kinës etj.). Organet e republikës. Shpallja e republikës.
2. Vend që ka këtë formë shtetërore. Republika e Shqipërisë. Republika të bashkuara (të federuara). Stema e republikës. Flamuri i republikës. Kufijtë e republikës. Kryetari (presidenti) i republikës.
3. zakon. bised. Shqipëria dhe shteti i saj pas Çlirimit. Çmimi i Republikës (zyrt.). Kupa e Republikës (zyrt.). Sipërfaqet e mbjella në gjithë republikën. Më i miri në republikë. Në rang republike.
RI (i), RE (e) mb. 1. Që është në moshën e djalërisë a të vajzërisë, që nuk ka arritur moshë të pjekur; kund. plak. Djalë i ri. Vajzë e re. Nuse (grua) e re. Është i ri (e re) në moshë. Mosha e re. Brezi i ri. Vdiq i ri (e re). Më i riu. Tepër i ri (e re). Bëhem i ri përtërihem. Mbeti gjithnjë i ri.
2. Që ka mbirë, që ka lindur ose që është krijuar para pak kohësh, që ka ende moshë të vogël; kund. i vjetër. Bari i ri. Bimë e re. Degë (bisqe) të reja. Pyll i ri. Qengjat e rinj. Lopë e re. Yll i ri (astr.).
3. Që është ngritur, është ndërtuar a prodhuar ose është krijuar a formuar para pak kohe; që shfaqet, që del ose që bëhet për herë të parë, që nuk ishte a nuk njihej më parë; që është zbuluar rishtazi. Shtëpi (ndërtesë, rrugë, urë) e re. Hotel (dyqan) i ri. Bibliotekë (shkollë) e re. Universitet (institut) i ri. Teatër i ri. Pazari i ri. Lagjja e re. Vepër e re. Prodhime të reja. Artikull (mall) i ri. Racë e re qensh. Hibrid i ri misri. Libër (film, emision) i ri. Fjalë e re. Familje e re. Shtet (rend, regjim) i ri. Republikë e re. Zbulim i ri. Shpikje e re. Teknikë e re. Sëmundje e re. Tokat e reja tokat që punohen për herë të parë.
4. Që nuk është përdorur gjatë ose që është ruajtur me kujdes dhe është në gjendje të mirë, që nuk është vjetruar, i papërdorur ose i përdorur fare pak (zakonisht për veshmbathjet dhe për orenditë e pajisjet e ndryshme); kund. i vjetër, i përdorur. I kishte këpucët (rrobat) fare të reja. Shesim libra të rinj e të përdorur. Qilimi është i ri, nuk ka asnjë të metë. Bleva një makinë të re, ka bërë vetëm 30 mijë km. Ishte (dukej) i ri, me gjithë moshën.
5. Që është bërë a që është gatuar para pak kohe; që është pjekur në stinën e fundit, që është i të korrave të këtij viti; kund. i vjetër. Djathë i ri. Verë e re. Vaj i ri. Gruri i ri. Buka e re. Domate (patate, fasule) të reja.
6. Që i zë vendin një tjetri të mëparshëm; që vjen pas një tjetri, që e përsërit a që e përmirëson të parin; i mëvonshëm; kund. i vjetër. Ditë e re. Stina e re. Dëborë e re. Flokë (dhëmbë) të rinj. Gjethet e reja. Lëkura e re. Monedhë e re. Lekë të rinj. Botim i ri. Drejtori (mësuesi, shefi) i ri. Urdhri i ri. Stil i ri. Metodë e re. Qeveria e re. Adresë e re. Hëna e re hëna që duket si drapër i hollë në ditët e para pasi i ka qenë zënë drita nga Toka. Viti i ri viti që sapo ka hyrë ose që do të hyjë së shpejti.
7. Që e ka filluar punën ose veprimtarinë në një fushë para pak kohe, që sapo ka hyrë në një organizatë, në një shërbim etj.; që nuk ka ende përvojë të gjatë në një punë; kund. i vjetër. Shkrimtar i ri. Mjek (oficer) i ri. Mësuese (inxhiniere, ekonomiste) e re. Anëtar i ri. Shofer i ri. I ri në punë (në detyrë, në mjeshtëri). Kërkues shkencor i ri.
8. Që është në moshën e djalërisë ose të vajzërisë dhe sapo ka filluar të merret me një fushë të dijes a të artit, që merr pjesë në një rreth të dijes a të artit për nxënës ose për studentë. Letrarët (shkrimtarët) e rinj. Talentet e reja. Rrethi i natyralistëve të rinj.
9. Që i përket erës sonë; që i takon periudhës pas mesjetës; që ka të bëjë me epokën më të afërt për ne ose me kohën më të fundit; i kohës sonë, bashkëkohor; kund. i vjetër. Shekujt e erës së re. Historia e re. Era (epoka) e re periudha në të cilën fillon numërimi i viteve duke u shtuar njëri pas tjetrit. Para erës së re në periudhën kur vitet numërohen duke i zbritur njëri pas tjetrit. Kalendari i ri kalendari që zbatohet qysh nga shek. XVI, kur fillon numërimi i viteve sipas mënyrës që përdoret sot. Letërsia e re shqiptare letërsia bashkëkohore.
10. Që përfaqëson një etapë të mëvonshme në zhvillimin e një dukurie shoqërore, të një drejtimi a të një rryme, të një doktrine a të një teorie etj.; që përmban risi në krahasim me gjendjen e mëparshme. Kolonializmi i ri. Turqit e rinj (hist.) xhonturqit. Borgjezia e re prodhuese. Sfida për një kapitalizëm të ri. Ngritja e një shoqërie të re. Duhen njerëz të rinj.
11. Që është më i lartë, më i mirë etj. se i mëparshmi, tjetër; i përtërirë. Hov (frymëzim, vrull) i ri. Shpresa (përpjekje) të reja. Me forca të reja.
12. Që e njohim prej pak kohësh, që kemi lidhje e marrëdhënie prej një kohe të shkurtër me të; që ka të bëjë me lidhje e me marrëdhënie të tilla. Shokë të rinj. Miq të rinj zër sa të duash po të vjetrit mos i harro. (fj. u.).
13. Që është i panjohur për dikë deri në një kohë të caktuar. Fytyra të reja. Lajm i ri. Zëra të rinj. Asgjë të re.
✱Sin.: njomëzak, i paveshur, i papërdorur, i pavënë, i pazënëfill, i paprekur, i pangarë, modern, i përtërirë, i panjohur, i pashkelur, i parrahur, i freskët.
♦*Arnë e re në rrobë të vjetër. *Cergë e re krahin. Çel (hap) *rrugë të reja. Çel (hap) *shtigje të reja. Në një *dritë të re libr. Është *filiz i ri (dikush). Filloj *radhë të re. *Fshesë e re. *Gjak i ri. Hap (shkruaj) një *faqe të re.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë