Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FOTOREPORTÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET Reportazh me anë të fotografive. Dy faqe me fotoreportazhe.
KINOREPORTÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET art. Reportazh kinematografik.
PAPOROSÍTUR (i, e) mb. Që nuk është i porositur; që nuk është porositur; kund. i porositur. Reportazh i paporositur. Furnizim i paporositur. Çaj i paporositur.
PËRSHKRÚES,~E mb. Që kufizohet në dhënien e tipareve të jashtme a të dukshme të diçkaje, që merret me përshkrimin e fakteve, të sendeve a të dukurive. Botanika përshkruese. Punim përshkrues. Ka karakter përshkrues. Reportazh përshkrues.
REPORTÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET Gjini letrare e publicistikës, që pasqyron punën a veprimtarinë në një fushë ose ngjarje nga jeta e përditshme, të cilat gazetari i ka parë vetë. Reportazh i gjatë (i shkurtër). Reportazh letrar. Reportazh për gazetën (për radion, për televizionin). Titulli i një reportazhi. Shkruaj (bëj, botoj) një reportazh.
TELEREPORTÁZH,~I m. sh. ~E, ~ET Reportazh i transmetuar me anë të televizionit, reportazh televiziv.
ZGJERÚAR (i, e) mb. 1. Që është zgjeruar, që është bërë i gjerë a më i gjerë, që është hapur a është shtrirë më shumë; kund. i ngushtuar. Rrugë e zgjeruar. Kanale të zgjeruar. Rrjet i zgjeruar gazsjellësi. Enët e gjakut të zgjeruara bëjnë që tensioni të ulet, se gjaku nuk gjen pengesë. Vendi i zgjeruar shërbente më mirë për rrjedhën.
2. Që është shtrirë në një sipërfaqe më të madhe, që është hapur më shumë, i zmadhuar; kund. i ngushtuar. Dhomë e zgjeruar. Apartament i zgjeruar. Repart i zgjeruar.
3. Që është më i gjerë se zakonisht; ku, përveç anëtarëve të zakonshëm, marrin pjesë edhe të tjerë (të ftuar etj.). Mbledhje e zgjeruar. Takim (aktiv) i zgjeruar. Seminar (projekt, plan) i zgjeruar. Debat i zgjeruar.
4. Që është më i madh e më i plotë nga ç'ishte më parë, që ka një përbërje a një përmbajtje më të gjerë e më të plotë se zakonisht; që është shtuar e zgjeruar me pjesë të tjera. Program i zgjeruar i partneritetit. Ribotim (variant) i zgjeruar. Studim i zgjeruar. Riprodhim i zgjeruar. Reportazh i zgjeruar. Përmbledhje e zgjeruar. Togfjalësh i zgjeruar (gjuh.). Fjali (periudhë) e zgjeruar (gjuh.). Përpjesëtim i thjeshtë dhe i zgjeruar (mat.).
✱Sin.: i zmadhuar, i shtrirë, i hapur, i përhapur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë