Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rendor”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARGON

ARGÓN,~I m., kim. Element kimik me numrin rendor 18 (simboli Ar); gaz i plogët, i rrallë, pa ngjyrë e pa erë, jo reaktivkushte normale, që gjendetsasivoglaajrin e atmosferës dhepërdoret zakonisht për mbushjen e llambave elektrike. Llamba me argon.

MATRIKULL

MATRÍKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Numri serial vetjak i një ushtari a i një arme. Matrikulli ushtarak (i ushtarit). Matrikulli i armës (i pushkës, i automatikut, i topit).
2. Numri serial që i vendoset një kafshe, shpendi, peme etj.; regjistrim. Matrikulli i qenit (i lopës, i dhisë, i pataveegra). Medalja (pllaka) e matrikullit.
3. Pllakë, kartelë ose shirit i posaçëm me këtë numër serialshërben për regjistrim. Numri i matrikullit.
4. kryes. vjet. Regjistër me numër rendorveçantë, që përmban emrat e njerëzvebëjnë pjesë në një grup a kolektivcaktuar; regjistripërmban emrat e kafshëve (me shenjat e tyreposaçme) të një ferme blegtorale etj.; regjistri i armëve ose i armatimeve të një reparti ushtarak; zyra ku mbahet ky regjistër dhe ku bëhet regjistrimi. Oficeri (nëpunësi) i matrikullit. Zyra e matrikullit. U regjistruamatrikull.

NEPTUNIUM

NEPTÚNIUM,~I m. Element kimik artificial radioaktiv me numër rendor 93, që krijohet me veprimin e neutroneve në izotopin e uranit (simboli Np).

NIOB

NIOB,~I m. [NIOBIÚM,~I] kim. Element kimik, metal shumë i qëndrueshëm dhe i rrallë, num. rendor 41, pesha atomike 92,91, shenja kimike Nb.

NITON

NITÓN,~I m., kim. Gaz radioaktiv, pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije, element kimik me num. rendor 86, pesha atomike 222 (simboli Nt.), radon.

NUMËR

NÚM/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. Nocion themelor i matematikës, që shërben për të shprehurmënyrëpërgjithësuar sasinë dhe për të bërë njehsimet. Numër i plotë. Numër thyesor. Numër pozitiv numër më i madh se zeroja. Numër negativ numër më i vogël se zeroja. Numër konkret numër i shoqëruar me një emër. Numër abstrakt numër që nuk shoqërohet me një emër. Numër dhjetor. Numër çift (tek). Numër natyror (real, imagjinar). Vargu i numrave natyrorë. Veprimet me numra.
2. Shenja a simboli me të cilin shprehet ky nocion, shifër. Numri 30. Shkrimi i numrave. U vunë numra hyrjeve (dyerve, karrigeve).
3. vet. nj. Sasi njerëzish a sendesh; sasi e pacaktuar. Një numër i madh (i vogël, i paktë). Numri mesatar. Numri i pjesëmarrësve (i votave). Numri i këshillave (i organizatave, i departamenteve). Numri këmbëve të krokodilit. Numri i rrathëve (i bimëve, i golave). Shtohet (pakësohet) numri.
4. Shenjë, e cila tregon vendin që zë diçka në një vargpandërprerë sendesh dheshërben për ta dalluar nga sendet e tjeranjëjta; vetë sendi i shënuar me një shenjëtillë. Numri rendor. Numri i shtëpisë (i telefonit). Numri i amzës. Numri i matrikullimit. Numri i biletës. Shtëpia (pallati) numër 6. Hyrja numër 4. Dhoma numër 10. Numri i fillit. tekst. Numri i armës (i pushkës). Numri atomik. fiz. numri i protoneve në bërthamën atomike të një elementi (simboli Z), i njëjtë me numrin e ngarkesavebërthamës, si dhe me numrin rendor të elementit në sistemin periodikelementeve.
5. Copë e vogël prej metali ose prej një lënde tjetër, që ka të shënuar një shifër dheshërben si shenjë dalluese për regjistrim, për ta paraqitur si dokument etj. Numri i veturës (i biçikletës). Marr (heq, ndërroj) numrin. Dorëzoj numrin. Kisha numrin 5 në radhë.
6. Një copë e një gazete a e një reviste, që mban një datëcaktuar. Numër i ri. Numri i fundit i gazetës (i revistës).
7. Përdoret për të treguar masën e një veshjeje a të këpucëve. Numramëdhenj (të vegjël). Numri i këmishës. Numri i këpucëve.
8. Pjesë e veçantë e një shfaqjejeestradës, të një koncerti, të një cirku etj. Numër cirku. Numër tërheqës. Numër i ri. Numra akrobatikë. Numra shpejtësie.
9. vet. nj. Përbërja e një grupi sendesh, qeniesh a dukurish, e shprehur si një sasi e vetme. Hynkëtë numër. Marr nga ai numër.
10. gjuh. Kategori gramatikore e emrit, e përemrit, e mbiemrit dhe e foljes, që tregon nëse është fjala për një apo për më shumë qenie, sende a dukuri ose nëse veprimi, gjendja a një tipar cilësor ka të bëjë me një apo me më shumë qenie, sende a dukuri. Numri njëjës. Numri shumës.
11. bised. Veprim i papritur e pak i çuditshëm, që bën dikush, trill; tekë, naze. Filloibënte numra. - Mos na bëj numra!
Sin.: sasi, shifër, shenjë, trill.
Është sa për numër (dikush) nuk vlen, nuk hynpunë a nuk bën asnjë punë. Numër një i pari, parësor, më i rëndësishmi. S’e vë (s’e zë, s’e shtie, s’e fut) në numër (dikë) nuk e përfill fare, nuk i jap rëndësi fare, nuk e çmoj, nuk e llogarit; s’e vë (s’e kam) në hesap.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.