Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRÉDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur bredh; endje, shëtitje, baritje. Bredhje pa punë. Bredhjet poshtë e lart. Dy orë bredhjeje. Bredhje rrugëve. Pas shumë bredhjesh.
2. fig., keq. Rendje, vrapim. Bredhje pas parasë. Bredhje pa fund. I lodhur nga bredhjet.
3. fiz. Pasqyrim; kthimi i dritës ose i valëve të tingujve. Bredhja e tingullit (fiz.).
SHPEJTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i shpejtë në lëvizje, në punë a në veprime, vetia e atij që është i shpejtë; denduria me të cilën zhvillohet a përsëritet një veprim; kund. ngadalësi. Shpejtësi e madhe (e vogël). Shpejtësia e trenit (e vaporit, e aeroplanit). Shpejtësia e erës (e rrjedhjes së lumit). Shpejtësia e lëvizjeve (e rrotullimeve). Shpejtësia e qitjes. Shpejtësia e frymëmarrjes (e pulsit). Me shpejtësi rrufeje. Kufizim shpejtësie. Shtoj (rrit, pakësoj, zvogëloj) shpejtësinë. Mori shpejtësi. Ecën me shpejtësi. U mblodhën (u shpërndanë) me shpejtësi.
2. fiz. Raporti ndërmjet një largësie dhe kohës që duhet për ta përshkuar atë me lëvizje të njëtrajtshme. Shpejtësia mesatare. Shpejtësia fillestare. Shpejtësia e parë, e dytë dhe e tretë kozmike shpejtësia e barabartë përkatësisht me 7,9, me 11,2 dhe me 16,7 kilometra në sekondë. Shpejtësia e dritës (e zërit, e tingullit). Shpejtësia e predhës (e raketës). Shpejtësia e përhapjes së valës. Shpejtësia e elektroneve. Mat (gjej) shpejtësinë.
3. tek. Raporti ndërmjet rrotullimeve të boshtit të motorit të një automobili dhe rrotullimeve të rrotave, që rregullohet me anë të një mekanizmi të posaçëm. Shpejtësia e parë (e dytë, e tretë, e katërt). Kutia e shpejtësisë. Ndërroj shpejtësinë.
✱Sin.: shpejti; ngut, nxitim, ngutje, nxit, nxitje, rrëmbim, vrap; vertik, rendje.
VRAP,~I m. 1. Ecje me hapa shumë të shpejtë dhe duke kërcyer, ecje me shpejtësi të madhe në një drejtim të caktuar, rendje; aftësia që ka dikush për të vrapuar shpejt; vrapim. Vrap i shpejtë. Vrap kali. Ku shkon me kaq vrap Shkoi (erdhi, u nis, iku) me vrap. Shpejtoi (ngadalësoi) vrapin. Filloi (mori) vrapin. Ia dha (ia shkeli, ia mbathi) vrapit iku me vrap. U lëshua me vrap. Bëri një vrap. U turr me sa i arrinte vrapi.
2. Nxitim, shpejtësi; ngutje, ngut. E bëri punën me vrap. Iku me vrap se nuk priste puna iku duke nxituar, me ngut. E ke marrë me vrap këtë punë.
3. fig. Fuqi trupore e mendore që ka dikush për të bërë një punë, mundësi, aftësi. Aq e ka vrapin. Bëri sa kishte vrapin. Bëje (mate, lëshoje) vrapin sa ke hapin (fj. u.) vepro sipas mundësisë që ke.
4. përd. kallëzues. Vrapoj (kryesisht me kuptim nxitës). Gati, vrap! Vrap e në shtëpi! Vrap e vrap, sosi te burimi.
✱Sin.: rend, rendje, e rendur, ngarend, ngarendje, vrapim, shpejtim, fugim. turr, turravrap, ngut, galop, revan, ling, yrysh.
♦ Aq e ka vrapin (dikush) aq fuqi fizike a mendore ka, aq mundet, aq është i aftë për diçka; aq i ha krahu (dikujt). E bën vrapin sa ka hapin (dikush) bën sipas mundësive që ka, nuk e tepron, është i matur në çdo gjë; nuk i del zot diçkaje jashtë fuqive të veta, merr përsipër e bën aq sa mundet. I ka hipur *thiut në vrap (dikush). Ia dha (ia theri, i ra, ia mori) vrapit (dikush) iku me të shpejtë, vrapoi shpejt, u turr; ia mbathi me të katra; (vrapoi) sa i hanin këmbët. S’e ka vrapin *të gjatë (dikush). E ndali (e la, e mbajti) vrapin (diku) ndaloi më në fund diku, atje u ndal pas një ecjeje të gjatë e të shpejtë ose pas përpjekjesh të vrullshme (për shkak të diçkaje të ngutshme, të frikës se e ndjekin etj.); shkoi me një frymë te dikush për diçka; e mbajti frymën. Ia preu vrapin (dikujt) e bëri të ndalet në një veprim të vrullshëm, e frenoi; e përmbajti; ia preu hovin. Një vrap pele (gomari) afër; jo shumë larg.
VRAPÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur vrapoj, rendim. Vrapim i lehtë. Kalë për vrapim.
2. Vrap. Vrapim me të katra. Ishte skuqur nga vrapimi. Bëri një vrapim. Ngadalësoi vrapimin.
3. sport. Garë shpejtësie me vrap. Garat e vrapimit. Rekordmenët në garat e vrapimit. Pas një vapimi të shpejtë, ai arriti i pari te shiriti i kuq. Vrapimi në pistë. Vrapim me pengesa. Pista (fusha) e vrapimit.
✱Sin.: vrap, rendje, ngarendje, e rendur, baritje, fugim, turr, turravrap, revan, grahje.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë