Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KËSHÍLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Porosi, mësim a mendim me karakter edukativ, që i jepet dikujt (zakonisht një fëmije, një njeriu pa përvojë etj.) për ta ndihmuar ose për ta mësuar se si të sillet, si të veprojë për të kryer më mirë një punë, një detyrë etj.; këshillim. Këshillë prindërore. Këshillë e urtë. Këshilla e mjekut.
✱Sin.: këshillim, këshillëmirë, mësim, rekomandim.
PAKONTESTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., libr. Që nuk është i kontestueshëm; që nuk mund të kontestohet, i pakundërshtueshëm; kund. i kontestueshëm. Simbol i pakontestueshëm. Rekomandim i pakontestueshëm. Vendime (zgjidhje) pakontestueshme.
REFERÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Vlerësim a gjykim i dhënë nga një person i besueshëm, rekomandim. Për këtë vend pune kërkohen dy letra reference. Kandidati kishte referenca të shkëlqyera.
2. Referim bibliografik; citim i një burimi informacioni në një libër ose artikull. Lista e referencave.
3. ek. Element i përdorur si bazë krahasimi ose matjeje, analizash dhe vendimesh të një ndërmarrjeje. Çmim reference çmimi që një blerës deklaron se është i gatshëm të paguajë për një mall ose shërbim.
REKOMANDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur rekomandoj dikë ose diçka; veprimi kur rekomandohem. Rekomandimi i literaturës. Rekomandimi i një shoku. Letër rekomandimi.
2. Këshillë, porosi ose mendim, që jepet për mënyrën si duhet vepruar a si të bëhet diçka. Rekomandimet e mjekut. Rekomandimet e mbledhjes (e komisionit). Me rekomandimin e dikujt. Me rekomandim nga lart. Kam një rekomandim. I jap rekomandime.
3. Mendim me shkrim që i jepet një autoriteti për të rekomanduar dikë, për të shqyrtuar me dashamirësi kërkesat e një kandidati etj. Rekomandimet e dy profesorëve. Paraqit rekomandimet. Jap (lëshoj) rekomandimin. I bëj një rekomandim.
✱Sin.: këshillim, këshillë.
REKOMANDÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që jep këshilla ose mendime si të bëhet diçka ose si të veprohet për një punë. Letrat e rekomanduesit.
2. Ai që i lëshon dikujt një rekomandim për t’u pranuar në një punë. Përgjegjësia e rekomanduesit.
REKOMANDÚES,~E mb. Që rekomandon, që përmban një rekomandim në favor të dikujt. Letër rekomanduese.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë