Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
GÚZHM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rreth thuprash të përdredhura, që lidh zgjedhën me shtizën e parmendës a të qerres; rreth hekuri a thuprash për të bashkuar dy pjesë të ndryshme; secili nga rrathët prej thuprash, që vihen në këmbë kur ecim mbi borë. Guzhma e trinës. Guzhma e parmendës.
✱Sin.: rreth, loze, rejë.
RÉJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Thupër ose degë e njomë, që përdridhet së bashku me të tjerat për të lidhur diçka, guzhmë; filiz ose degë e njomë. Rejat e parmendës. Këput (pres) reja. Lidh me rejë. Qëlloi me rejë.
2. Kunj druri i përkulur, që shërben për të lidhur shtizën e parmendës me zgjedhën; dru i përkulur a me gëthapë, që ngulet në një tra për ta tërhequr zvarrë. Tërheq me rejë.
✱Sin.: guzhmë, thupër, buklidhë, qeçkë.
THÚP/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Shkop i hollë dhe i përkulshëm, zakonisht i prerë nga dega e një peme a nga një shkurre. Thupër e hollë. Thupër thane (shelgu, shkoze). Thupër me majë. Gardh me thupra. I ra me thupër. Dridhej si thupra në ujë kishte shumë frikë, dridhej nga frika.
2. Shufër e gjatë dhe e hollë prej metali, prej qelqi etj., shufra me të cilën pastrohet tyta e pushkës. Thupër e qelqtë. Thupër e hekurt.
3. Harku i violinës.
♦ Hu pa thupra mospërf. Ngul *hunj e heq thupra (dikush) mospërf. Ose *hu, ose thupër. Thupër shelgu përçm. 1. Njeri shumë i dobët në trup, i thatë e i pafuqishëm, kufomë e gjallë; edh i shtirë mospërf., i tharë në tym; kund. për ta ndarë (për ta çarë) më katërsh. 2. keq. Puthador, servil.
✱Sin.: fshikull, vishkull, vrushkull, purtekë, furatë, kalore, dredhë, rejë, guzhmë, shtizë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë