Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AUTOSHKÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shkollë ose qendër trajnimi, private ose shtetërore, ku mësohet teorikisht dhe praktikisht drejtimi i automjeteve të tipave të ndryshëm dhe bëhet përgatitja për marrjen e lejes së drejtimit; qendër edukimi dhe stërvitjeje e drejtuesve të rinj nën mbikëqyrjen e instruktorëve profesionalë. Regjistrohem në autoshkollë. Kreu autoshkollën. Mësuesit (trajnuesit) e autoshkollës. Autoshkollë me emër. Hap autoshkollë. Drejtoj autoshkollën.
EVIDÉNC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. zyrt. Regjistër a dokument i posaçëm ku mbahen shënime për të dhëna, punë a veprimtari të një ndërmarrjeje, të një institucioni etj.; pasqyrë. Evidencë ditore (javore, mujore, vjetore). Evidencë ekonomike (statistikore). Hap (plotësoj) evidencën. Mbaj evidencën. Heq nga evidenca e çregjistroj. Marr në evidencë e regjistroj. Hyj në evidencë regjistrohem. Shënoj në evidencë. Mbaj në evidencë e mbaj shënim.
2. libr. Dukje. Nxjerr (vë) në evidencë. Del në evidencë.
3. libr. Provë. Nuk kemi asnjë evidencë për këtë. Nuk ka asnjë evidencë që të ketë gënjyer. Vepron gjithmonë si identifikim me evidencë.
✱Sin.: pasqyrë, dukje, provë.
MÁSTER,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Program kualifikimi që përfshin ciklin e dytë të studimeve universitare. Regjistrohem në programin e studimit ‘Master i shkencave’. Ndjek programin e studimit ‘Master profesional’.
2. Gradë që merret pas mbarimit të ciklit të dytë të studimeve universitare, duke u kualifikuar më tej e duke mbrojtur një mikrotezë. Mbroj tezën e masterit.
►NËNSHKR/ÚHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Regjistrohem. U nënshkrua në degën e mjekësisë.
2. pës. e NËNSHKRÚAJ. U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit.
►PARAREGJISTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Regjistrohem paraprakisht.
REGJISTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur regjistroj dikë a diçka ose kur regjistrohem. Regjistrim i përgjithshëm. Regjistrimi i popullsisë. Regjistrimi i tokave. Regjistrimi i emrave (i nxënësve). Regjistrimi i librave (i mallrave).
2. Fjalë, pjesë muzikore, shfaqje ose program i regjistruar, që riprodhohet. Regjistrimi i këngës (i fjalimit, i ndeshjes). Jap (transmetoj) një regjistrim. Shoh (dëgjoj) një regjistrim. Prish regjistrimin.
►REGJISTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Jap emrin për të ma shënuar në një listë me qëllim që të pranohem në një shkollë ose që të marr pjesë në një punë a në një veprimtari tjetër; shkruhem; kund. çregjistrohem. Regjistrohem në shkollë (në kurs, në klasën e parë). Regjistrohem vullnetar.
2. pës. e REGJISTRÓJ. Regjistrohen këngët. Regjistrohen lëkundjet e tërmetit.
►SHKR/ÚHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. bised. Jap emrin për t'u bërë pjesëtar a anëtar në një grup, në një organizatë etj. ose për të marrë pjesë së bashku me të tjerët në një punë; regjistrohem. U shkrua vullnetar. Shkruheshin ushtarë. U shkrua në shkollë.
2. pës. e SHKRUAJ. Është shkruar keq (pa kujdes). Ishte shkruar me laps (me bojë).
►ÇREGJISTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Heq emrin nga një regjistër ose nga një listë që të mos ndjek më një shkollë a që të mos marr pjesë në një veprimtari; kund. regjistrohem. Çregjistrohem nga shkolla (nga kursi). I bëri thirrje aleatëve të çregjistrohen. Shumë subjekte janë çregjistruar këto vitet e fundit.
2. vetv., vet. v. III spec. I prishet vendosja e përpiktë për punë një vegle a një pjese tjetër të një makinerie; kund. regjistrohet. Çregjistrohen frenat. Çregjistrohet makina. Çregjistrohet thika e tornos.
3. pës. e ÇREGJISTRÓJ. Mjeti do të çregjistrohet nga Autoriteti Rrugor. Makinat para vitit 2000 do të çregjistrohen.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë