Fjalori

Rezultate në përkufizime për “regjim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AGONI
AUTOKRATIZËM

AUTOKRATÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT pol. Ideologji, sistem, mënyrë qeverisjeje ku vendimet merren nga një individ (autokrat) pa këshillim me popullin apo institucionet përfaqësuese të tij; ushtrim autoritar i pushtetit, pushtet absolut. Regjim autokratizmi. Parimet e autokratizmit. Autokratizëm shtetëror. Autokratizmi modern. Kthim drejt autokratizmit. Formë e autokratizmit. Ra në grackën e autokratizmit.
Sin.: autarkizëm, autarki, autokraci, absolutizëm, despotizëm, tiranizëm, monarkizëm.

BARBARIZUAR
BURG

BUR/G,~GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Ndërtesë e posaçme ku mbahendënuarit me heqjelirisë, vend ku mbahenburgosurit; birucë; banesa e re (euf.). Burg i sigurisë lartë. Roje burgu. Qelitë e burgut. Regjim burgu. E futënburg. Ra (përfundoi) në burg. U lirua (doli) nga burgu. Iku (u arratis) nga burgu. Burgu-varri i të gjallëve. Burgu e ka derën e madhe për të hyrë, por të vogël për të dalë. (fj. u.).
2. krahin. Qilar ku ruhen ushqime e pije; haur bagëtish. Burgu i verës (i vajit). Burgu i kuajve (i dhive, i gjësëgjallë).
3. Burgim2. Burg i rëndë (i lehtë). I dënuar me burg. Një vit burg. Bëri burg. Shpëtoi nga burgu.
4. fig. Vend ku jeta është e rëndë dhe e padurueshme për shkakshtypjes e të terrorit, të mjerimit e të ndjekjeve. Burg fashist. Burg popujsh.
5. fet. Vend ku sipas besimitpopujve paganë, jetojnë dhe dënohengjithë shpirtrat e të vdekurve; ferr. Kur të dalësh në atë fushëgjerë, / Kërkoi burgjet gjithë ku janë. (folk.).
6. Errësirë e madhe, terr i madh. U (është) burg. Burg për tokë mjegulla ka rënë. (folk.).
7. Kodër e vogël shkëmbore e veçuar nga mali; majë shkëmbore e një mali, shkëmb i thepisur.
8. Grumbull thneglash.
Sin.: hapsanë, bodrum, qilar, bimsë, errësirë, errësim, bunacë, terrinë, terr, skëterrë, ferr.
Iu burg (jeta) (dikujt) iu jeta e rëndë dhe e padurueshme, iu nxi jeta. Ia bëri udhën (rrugën) burg (dikujt) ia errësoi punën e s’e la të kuptojë se si duhetveprojë a nga t’ia mbajë. I thotë burgut *hapu (dikush).

DIETETIK

DIETETÍK,~E mb., mjek. Dietik. Regjim dietelik. Faktor dietelik çdo përbërës ushqimor, zakon, apo model ushqyerjeje që ndikongjendjen shëndetësoretrupit.

DIETË

DIÉT/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT mjek. Regjim ushqimi në të ngrënë e në të pirë, që i caktohet dikujt nga mjeku ose e mbajmë vetë; pehriz. Dietë e fortë (e lehtë, e gjatë). Dietë barishtesh (pemësh, qumështi). Dietë sportisti. I caktoi (ia hoqi) dietën. Mban dietë. E prishi dietën. Është me dietë.
E vë në dietë (dikë) libr. e bëjshtrëngojë dorën e të kursejë, të bëjëshumë ekonomi, të mos harxhojë shumë e të mos jetë i kushtueshëm. Vihemdietë libr. e shtrëngoj dorën dhe kursej, bëjshumë ekonomi, nuk harxhoj shumë dhe nuk bëhem i kushtueshëm.

DIKTATORIAL

DIKTATORIÁL,~E mb., libr. 1.lidhet me diktaturën ose me diktatorin, që i përket diktaturës ose diktatorit, i diktaturës ose i diktatorit; që mbështetetdiktaturë, që i shërben diktaturës; tiranik. Pushtet (regjim, shtet, vend) diktatorial. Metoda diktatoriale. Periudhë diktatoriale. Fryma diktatoriale e atyre viteve. Mendësi diktatoriale.
2. fig. urdhëron pa përfillur askënd, i egër, i vrazhdë. Me ton diktatorial.

DISADITËSH

DISADÍTËSH,~E mb. 1. Disaditor. Regjim disaditsh.
2. Që ka disa ditëështë bërë ose është shfaqur (për sende, për dukuri etj.); që ka disa ditë që ka lindur, që ka një moshë prej disa ditësh (për qeniegjalla). Zog disaditësh. Është disaditësh.

DOBËT

DÓBËT (i, e) mb. 1. Që e ka trupinpafuqishëm ose të hollë, të thatë e të brishtë; që e ka lënë fuqia (nga mungesa e ushqimit, nga ndonjë sëmundje, nga lodhja, mundimet etj.) (për njerëzit e për kafshët); që ka pak forcë fizike, që nuk i ka të gjitha vetitë e aftësitë e duhura fizike për t'i kryer mirë funksionet e veta; që mezi u qëndron kushtevevështira natyrore, punëvelodhshme, sëmundjeve etj. (për pjesët e organet e trupit); jo i shëndoshë; kund. i fortë, i shëndoshë. Fëmijë (plak) i dobët. Kalë (ka) i dobët. Me trupdobët. Me krahë (me muskuj, me qafë) të dobët. I dobët nga trupi (nga krahët, nga këmbët).Me duar (me këmbë) të dobëta. E ka zemrëndobët. I ka mushkëritë (veshkat) të dobëta. I ka veshët (sytë, nervat) të dobët. Ka lindur (ka mbetur) i dobët. E la sëmundjadobët. Miza e dobëtpickontepër. (fj. u.).
2. Që nuk ka dhjamë e që ka pak vlera ushqyese, që nuk është i majmë (për mishin e për kafshëttheren); kund. i shëndoshë; i majmë. Mish i dobët. Berradobët.
3. thyhet, këputet, griset, çahet, shthuret, shprishet, rrëzohet a prishet lehtë, kur mbiushtrohet një forcë e jashtme (për shkakvetivelëndës, nga e cila përbëhet ose të mënyrëspunimit a të ndërtimit); që nuk mban a nuk duron shumë; jo i fortë; kund. i fortë, i qëndrueshëm. Dru i dobët. Tulla (tjegulla) të dobëta. Letër e dobët. Xham i dobët. Mur (gardh, ledh, cfrat) i dobët. Urë e dobët. Shkallë (shtylla) të dobëta. Me themeledobëta. Pe (tel, krehër) i dobët. Pëlhurë (stof, lëkurë, mushama) e dobët. Këpucë (çorape) të dobëta.
4. Që nuk është i lidhur e i shtrënguar fort, i lirshëm; që nuk është i ngjitur mirë. Nyjë e dobët. Lidhje e dobët. Ngjitje e dobët.
5. spec. Që nuk ka shumë forcë, që shfaqet, lëviz a vepron me fuqipaktë e ngadalë; jo i theksuar; kund. i fortë, i fuqishëm. Erë e dobët. Rrjedhë (rrymë, dallgë) e dobët. Goditje e dobët. Puls i dobët. Tërmet i dobët. Dritë e dobët. Zë i dobët.
6. edhe fig. Që nuk është shumë i qartë e i dukshëm, që nuk është i thellë, i theksuar a i përvijuar mirë; i zbehtë, i cekët; kund. i thellë; i qartë. Gjurmë (shenja, vija) të dobëta. Ngjyradobëta. Mbresa (përshtypje) të dobëta. Parafytyrim i dobët.
7. është në një shkallë më të ulët nga mesatarja për shkak të të metavendryshmeorganevetrupit; kund. i fortë; i mprehtë. Shikim i dobët. Ndijim i dobët. Nuhatje e dobët. E ka kujtesëndobët.
8. Që ka pak fuqi lëvizëse a tërheqëse, që ka pak energji; që ka aftësi vepruesekufizuar; kund. i fuqishëm (edhe spec). Motor i dobët. Rrymadobëta (elektr.). Pushkë (kobure) e dobët. Hark i dobët.
9. Që nuk vepron menjëherë ose në mënyrëndjeshmeorganizëm (për ilaçet etj.); që nuk ka shumë alkool ose thartor, i butë (për pijet etj.); kund. i fortë. Bar (ilaç) i dobët. Duhan i dobët. Raki (verë) e dobët. Uthull e dobët. Tretësirë e dobët.
10. Që nuk ka aftësimadhe sulmuese a mbrojtëse dhe frymëlartë luftarake, që mundthyhet me lehtësi; kund. i fortë, i fuqishëm. Ushtri e dobët. Njësi e dobët. Mbrojtje kundërajrore (bregdetare) e dobët. Pikë e dobët e frontit.
11. Që nuk ka ekonomishëndoshë; që nuk mbështetetbazaqëndrueshme, nuk ka ndikimgjerënjerëzit, nuk gëzon përkrahjen e masave dhe nuk ka pushtetfortë e autoritet,; kund. i fortë, i fuqishëm. Shtet (vend) i dobët. Qeveri e dobët. Regjim i dobët. Klikë e dobët.
12. I pafuqishëm nga ana ekonomike; që ka pakardhura; i varfër; kund. i fortë, i fuqishëm. Është i dobët ekonomikisht.
13. I një cilësie jo të mirë, që nuk plotëson kërkesat e duhura. Prodhime (mallra) të dobëta. Grurë (misër, pambuk) i dobët. Tokë e dobët tokë e varfër, jopjellore. Gjellë e dobët. Vepër (vjershë) e dobët. Roman (tregim, artikull, studim) me përmbajtje (me gjuhë) të dobët.
14. Që nuk është ose nuk bëhetmasën, në shkallën a në lartësinë e duhur, që ka mjaftmeta; jo i plotë, i pamjaftueshëm, i pakënaqshëm. Punë (stërvitje) e dobët. Lojë e dobët. Mësim i dobët. Disiplinë e dobët. Kontroll i dobët. Ndihmë e dobët. Lidhjedobëta. Pjesëmarrje e dobët.
15. Që ka dije, aftësi e shprehipakta ose i përvetëson këto me vështirësi; që nuk e zotëron mirë profesionin e vet, që nuk e kryen mirë detyrën a punën e vet ose që nuk e njeh mirë një lëndë a një fushëcaktuar; që nuk ecën përpara si duhet në një punë; i paaftë;; kund. i fortë. Nxënës (student) i dobët. Mësues (mjek, shkrimtar, lojtar) i dobët. Klasë (skuadër) e dobët. Orkestër e dobët. I dobëtmatematikë (në fizikë, në gjuhë).
16. Që nuk ka bazashëndosha dhe që nuk të bind, që nuk ka forcë bindëse; që nuk mbështetetdiçkasigurt. Argumente (prova) të dobëta. Arsyetim i dobët. Mbrojtje e dobët. Shpresadobëta.
17. Që nuk bëhet me tërë forcën e duhur, me këmbëngulje dhemënyrëvendosur e të plotë. Kërkesadobëta. Përpjekje (përçapje, orvatje) të dobëta. Protesta (kundërshtime) të dobëta.
18. fig. Që nuk ka karakter a vullnetfortë, që ligështohet para vështirësive e goditjeve, që nuk ka kockëfortë; që ndikohet e preket lehtë, që nuk e përmban vetenrrethanarënda dhe përkulet shpejt, tepër i butë e i prekshëm; që nuk është i qëndrueshëm, i vendosur e i patundur; kund. i fortë. Njeri i dobët. Me karakter (me vullnet) të dobët. E ka zemrëndobët. U tregua i dobët.
19. Që ka vetiulëta ose qëllime e synimekëqija; që biekundërshtim me rregullat e me normat moraleshoqërisë dhe nuk pëlqehet e nuk pranohet prej saj; i ulët. Njeri i dobët. Sjellje e dobët. Qëndrim (veprim) i dobët. Me moraldobët.
Sin.: i pashëndet, i pafuqishëm, fuqiprerë, fuqipaktë, i sëmurë, i ligur, i hequr, i lëmekët, trupdobët, trupbrishtë, shëndetlig, i tukequr, i thatë, i mekur, i shuar, i paktë, i bëshnjakur, shtatanik, eshtak, kockanjar, i zbrujtur, i grymosur, hallkeq, i varfër, ngordhalaq, delikat, anemik, rakitik, verdhacuk, i brishtë, i hollë, dështak, i paaftë, i pazoti, i pavendosur.
*Baltë e dobët. E ka zemrën (shpirtin) të dobët (dikush) është shumë i butë a i ndjeshëm, s’e duron dot të keqen; ligështohet lehtë; ka zemërdobët; kund. e ka zemrën fortë. *Pikë e dobët.

ERRËSIRË

ERRËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mungesë e dritës a e ndriçimit; vend i errët; kund. dritë. Errësirë e plotë (e thellë, e madhe). Nga errësiradritë. Jam (rri, eci) në errësirë. U futën në ca errësira. Pllakosi errësira.
2. fig. Gjendje kur diçka është e errët dhe e paqartë. Errësirë mendore. Jemi endeerrësirë, s’dimë asgjë. Errësira e urrejtjes.
3. fig. Prapambetje e madhe kulturore e arsimore; padituri. E mbajti (e la) në errësirë. Errësira ku e futi vendin ai regjim. Errësirasjell varfëria.
Sin.: terr, errësim, errje, errëti, paqartësi, padituri.
Çaj errësirën dal nga padituria, nga prapambetja a nga mjerimi. Dal nga errësiradritë dal nga mjerimilumturi; shpëtoj nga varfëria a nga mjerimi, bëj një jetë më të mirë. Jamerrësirë (për diçka) nuk di asgjë për diçka, s’kam asnjëdhënë; s’kam marrë vesh asgjë. Kulloterrësirë (dikush). 1. Nuk di as vetë se ç’bën; nuk kupton shumë gjëra. 2. Punon fshehtas kundër dikujt; (vepron) nën rrogoz. E la në errësirë. 1. (dikë) Nuk e arsimoi a nuk e zhvilloi mendërisht; nuk i dha njohuritë dhe dituritë e nevojshme; e mbajtierrësirë; e la në terr. 2. (diçka) Nuk e sqaroi diçka që nuk dihej, nuk e shpjegoi a nuk e bërinjohur; nuk e zbuloi dhe nuk e ndriçoi; e la në hije1; e la në mjegull; e la zhyt. E mbajtierrësirë. 1. (diçka) E pengoi që të njihej, e fshehu, nuk la që të merret vesh e vërteta, e mbuloi. 2. (dikë) shih e la në errësirë1 (dikë).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.