Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KALÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. tek. Forcoj përbërjen e një metali, e një detali a një vegle, duke e nxehur në zjarr dhe duke e futur menjëherë në ujë të ftohtë; farkëtoj. Kalit hekurin.
2. Mpreh thikën, kosën, sqeparin etj. duke e farkëtuar ose me gur mprehës. Kalit kosën (sqeparin, kazmën).
3. Cokas me çekiç a me daltë gurin e mullirit për të bluar më mirë. Kalit gurin e mullirit.
4. fig. E bëj dikë më të fortë fizikisht e moralisht; ia forcoj vullnetin a e edukoj, duke e stërvitur në kushte të vështira pune, klimaterike etj.; e përgatit, e stërvit dikë për të rezistuar ose për t’u profesionalizuar; e regj; e çelikos. Kaliti ushtarët (brezin e ri) për luftë. Kalit vullnetin (ndërgjegjen).
✱Sin.: farkëtoj, farkoj, mpreh, cokat, regj, çelikos.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë