Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ENERGJIKÍSHT ndajf. Me energji, me shumë forcë; në mënyrë energjike. I dënojmë energjikisht. Të ndërhyjë energjikisht. Refuzoj energjikisht. Iu kthye energjikisht. Ai luftonte energjikisht që t’i kapërcente situatat e ndërlikuara.
✱Sin.: fuqishëm, fort.
KUNDËRSHT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. dhe jokal. Shpreh kundërshtimin tim ndaj dikujt a diçkaje; jam a shfaqem kundër; refuzoj. Kundërshtoi mendimin e tij.
✱Sin.: refuzoj, kundërvihem.
REFUZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. kal. Nuk pranoj të bëj një punë a një veprim që më kërkohet, kundërshtoj. Refuzoj prerazi (kategorikisht). Refuzoi ta bënte. Refuzoi të vinte (të fliste, të nisej).
2. kal. Nuk e pranoj dhe e kthej diçka që më japin a më dërgojnë; nuk e pranoj diçka që më kërkohet; nuk e dua, e hedh poshtë, prapësoj. E refuzoi dhuratën (mallin, ndihmën). I refuzoi paratë. E refuzoi kërkesën (pagesën, ftesën, urdhrin).
3. jokal. Nuk pranoj, kundërshtoj. I thashë, por refuzoi.
SHKAG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nuk e marr diçka që ma japin, e kthej mbrapsht; nuk e pranoj diçka, refuzoj, kundërshtoj. I shkagoi të gjitha. Ia shkagoi edhe dhuratën e ditëlindjes.
2. E marr nëpër gojë dikë, e përgojoj, shibloj me fjalë; përflas. - Mos e shkago!
✱Sin.: refuzoj, kundërshtoj, kthej, përgojoj, përflas, shibloj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë