Fjalori

Rezultate në përkufizime për “refugjate”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AZILKËRKUESE

AZILKËRKÚES/E,~JA f. sh. ~, ~ET Ajokërkon mbrojtje ligjore dhe strehim në një vend tjetër; ajokërkon azil. Statusi i azilkërkueses. Shqyrtimi i kërkesës së azilkërkueses.
Sin.: azilante, refugjate.

REFUGJATE

REFUGJÁT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajoikën nga vendi i vet ku jeton përherë për t’i shpëtuar luftës, një katastrofe natyrore, përndjekjes politike, fetare, raciste etj. dhe kërkon strehim në një vend tjetër; azilkërkuese. Nëna e tij ishte një refugjatekishte ikur nga përndjekjavendin e saj.

RRAHADHERASE

RRAHADHÉRAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajolargohet nga vendi i saj për t’u vendosur përgjithmonë në një tjetër, emigrante. Rrahadherase e parregullt.
Sin.: mërgimtare, refugjate, kurbetçeshë, kurbetlie.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.