Fjalori

Rezultate në përkufizime për “reflektohet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PASQYROHET

►PASQYR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Riprodhohet figura e dikujt a e diçkaje në një pasqyrë ose në një sipërfaqelëmuar e të ndritshme, del si në pasqyrë. Retë e bardha pasqyroheshin në ujë.
2. fiz., vetv. Kthehetdrejtimkundërt duke ndeshur në një sipërfaqendritshme e të lëmuar. Rrezet e diellit pasqyrohen në ujë.
3. fig., vetv. Shfaqet nga jashtë, shprehetmënyrë dukshme, shihet qartë. Lumturia pasqyrohej në fytyrat e tyre. Në sytë e saj pasqyrohej një dhembje e thellë.
4. pës. e PASQYRÓJ.
Sin.: reflektohet, kthehet, riprodhohet, shihet, shfaqet, shprehet, mishërohet

SHKËNDIJË

SHKËNDÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Grimcë e zjarritshkëputet nga një trup i ndezur a i skuqur; gacë. Nga zjarri u përhapën një tufë shkëndijash.
2. Thërrmijë e zjarrtëkrijohet nga fërkimi i dy trupavefortë (metale ose gurë) e që shuhet shpejt; xixë. Nga fërkimi i dy gurëve u krijuan shkëndija. Nga kudhra dilnin shkëndija. U shua si shkëndijë vdiq shpejt. Një shkëndijë ndez një mal. (fj. u.).
3. Shkreptimë dritekrijohet nga një shkarkim elektrik. Shkëndijë elektrike.
4. fig. Diçka e vogëlbëhet faktor për fillimin a për ndezjen e një lëvizjeje a të një veprimtarierëndësishme. Shkëndija e alfabetitgjuhës shqipe. Shkëndija e një gjuhepërbashkët. U shkëndijë për...
5. fig. Shenjat e parashfaqjes së një aftësieveçantë a të një talenti te dikush. Një shkëndijë shprese (gëzimi). Shkëndija e talentit. Shkëndijë zgjuarsie.
6. fig. Emocioneforta (gëzim, dashuri) ose një ndjenjë e ndezurreflektohet në sy. I lëshojnë sytë shkëndija.
7. zool. Xixëllonjë (lat. Lampyris noctiluca), shkëndijëz. Dolën shkëndijat. Vrapoi pas shkëndijave.
6. zool. Insekt me trup të zi ose ngjyrëkafehapur, me flatramëdha e me këmbëgjata, që shfaqetkohën e lulëzimitpemëve dhe dëmton lulet e tyre. Mollët i dëmtoi shkëndija.
Sin.: xixë, fluturashkë, gacë, leskër, flakërim, agzot, stërkalë, prafullimë, çikë, çikëz, cikërr, shkërpicë, xixëllonjë.
E ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (dikush) është trim i madh, është shumë guximtar; i shkreptijnë sytë (dikujt); e ka syrin (i ka sytë) xixë; e ka syrin (i ka sytë) shpuzë; i lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (dikujt). I lëshojnë (i nxjerrin) sytë shkëndija (xixa, çika) (dikujt). 1. I shkëlqejnë fort sytë nga një gëzim i madh, nga zemërimi ose nga urrejtja; është trim e guximtar i madh, nuk përmbahet dot; i shkreptijnë sytë; i vetëtin syri (i vetëtijnë sytë)1; e ka syrin (i ka sytë) shkëndijë (xixë) (dikush); e ka syrin (i ka sytë) shpuzë (dikush). 2. I verbohet vështrimi sikur ka diçkandritshme përpara (nga një goditje e fortë etj.); i shkreptijnë sytë. Ndezi shkëndijën (dikush) dha shkas i pari, u shkaktari i parë për diçka; ndezi zjarrin; i dha zjarr barutit. I shkrepi një shkëndijë (një xixë) (dikujt) i erdhi papritmas një mendim i ri në kokë, nisi vetiu t’i lindë një ide për diçka. I vuri shkëndijën (xixën) (diçkaje) u shkaktardiçkashpërthejë, të shkatërrohet etj.; i vuri flakën.

SPEKTROLOGJIK

SPEKTROLOGJÍK,~E mb., fiz. Që ka të bëjë me spektrologjinë; i spektrologjisë. Studimi spektrologjik i dritësreflektohet nga objekti mundzbulojë detajerëndësishme për përbërjen dhe strukturën e tij.

SPEKTROMETËR

SPEKTROMÉT/ËR,~I m. sh. ~RA, ~RAT fiz. 1. Aparat për matjen e gjatësisëvalëvespektritdritës dhe intensitetitlinjave të një spektri. Përdor spektrometrin.
2. Pajisjelejon përcaktimin e masës së një lëndejonizuar, bazuarndryshimetpësojnë jonet kur kalojnë nëpër një fushë magnetike. Spektometri i masës. Spektrometri optik përdoret për të analizuar dritënkalon përmes ose reflektohet nga një material i caktuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.