Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AKCÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT fin. Taksë detyrimi jo e drejtpërdrejtë për qarkullim mallrash; taksë e veçantë për mallra të caktuara (si karburantet, duhani, pijet alkoolike, kafja, mielli, kripa etj.), si dhe për disa shërbime, si burim të ardhurash për buxhetin e shtetit, për të kufizuar përdorimin e produkteve që dëmtojnë shëndetin ose mjedisin si dhe për të nxitur përdorimin e mallrave alternative. Akciza për derivatet e naftës. Akciza minimale. Ligji mbi akcizat. Heqja (ulja) e akcizave. Akciza e cigareve. Akciza për mallra të luksit. Akcizë e redaktuar. Vendosje e akcizës. Paguaj akcizën.
✱Sin.: mbitaksë, taksë, tatim.
APOSTROFÍM,~III m., gjuh. Vënie e apostrofit për të zëvendësuar një zanore ose një rrokje që bie. Kishte redaktuar apostrofimin. Mungonte apostrofimi.
AUTOFORMÁT,~I m. sh. ~E, ~ET inf. Mundësi që ofrojnë softuerët për të redaktuar, për të rregulluar dhe për të formatuar automatikisht dokumentet, tekstin, numrat ose elemente të tjera në një dokument, sipas një modeli të paracaktuar (në Microsoft Word, në Excel, në Google Docs etj.). Autoformati i titujve. Autoformati i stilit të tekstit. Autoformat korrektues për gabimet gjuhësore.
LIBRORIZÚAR (i, e) mb. Që është bërë sipas karakteristikave të ligjërimit libror.
✱Sin.: i standardizuar, i përpunuar, i stilizuar, i redaktuar.
PAREDUKTÚAR (i, e) mb. Që nuk është i reduktuar; që nuk është reduktuar; kund. i redaktuar. Staf i pareduktuar. Buxhet i pareduktuar. Me shpejtësi të pareduktuar.
PËRPUNÚAR (i, e) mb. 1. Që është punuar për ta sjellë në një gjendje më të mirë ose për ta bërë më të gatshëm për t’u përdorur. Lëndë e parë e përpunuar.
2. Që është punuar me kujdes për t’i rritur më tej vlerat e cilësinë. Roman (tekst) i përpunuar. Botim i ri i përpunuar. Projekt i përpunuar.
3. muz. Që është vënë dorë mbi të dhe i janë shtuar elemente të reja, pa prekur motivin kryesor (zakonisht për një këngë a valle popullore). Muzikë e përpunuar. Valle (këngë) të përpunuara.
✱Sin.: i punuar, i ripunuar, i manipuluar, i përsosur, i lëvruar, i latuar, i rrahur, i gdhendur, i përmirësuar, i redaktuar, i hartuar, i përgatitur, i përfunduar, i përsosur, i stërholluar, i zhvilluar.
SAPOREDAKTÚAR (i, e) mb. Që sapo është redaktuar, që është redaktuar pak kohë më parë. Artikull i saporedaktuar. Miratuan vendimin e saporedaktuar. Librat e saporedaktuar do të shkonin në shtyp.
✱Sin.: i porsaredaktuar, i posaredaktuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë