Fjalori

Rezultate në përkufizime për “redaktim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PRASËM

PRÁS/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I pasmë. Xhami i prasmë i makinës. Skaji i prasmë. Oborri i prasmë i xhamisë.
2. I fundit. Redaktim i prasmë. Aksidenti i vajzës i solli helmin e prasmë.

REDAKTIM

REDAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Përgatitje për botim e një shkrimi a një vepre. Redaktimi i artikullit (i librit, i fjalorit). Komisioni i redaktimit. Bëj redaktimin. Redaktim shkencor (letrar).
2.filologji, secili nga motërzimet a variantet e shkruara të një vepre letrare. Redaktimi i ri i një vepre. Në redaktimin e parë. Ka dalëdisa redaktime.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.