Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEKLAMATÍV,~E mb., libr. Që bëhet a që recitohet me zë të lartë e plot ndjenja. Stil recitimi deklamativ. Varg deklamativ. Qëndrim deklamativ.
ZËLÁRTË ndajf. 1. Më zë të lartë, fort. Ato flisnin zëlartë. Fjalë që s’thuhen zëlartë. Poezi që mund të recitohet zëlartë. Mundohu mos e këndosh zëlartë këngën që të pëlqen. E kam shqiptuar zëlartë emrin tuaj.
2. fig. Me forcë e me këmbëngulje, pa bërë lëshime e pa u tërhequr; pa frikë, pa u tutur; qartazi, me krenari, me ballin lart; kund. zëmekur. I sapombërrituri foli zëlartë dhe i zuri fjala vend. E pohoi zëlartë qëndrimin e vet. Ky grup ndihej aq i madh dhe aq zëlartë në kuvend.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë