Fjalori

Rezultate në përkufizime për “recension”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

KRITIKË

KRITÍK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Analizë, vlerësim a gjykim, që kryesisht vë në pah të metat e dikujt a diçkaje; vërejtje, qortim, fajësim. Kritikë e fortë (e butë). Kritikë e drejtë (e gabuar). Bëj kritikë dashamirëse (dashakeqe). U prek ( u lëndua) nga ajo kritikë. E pranoi (e mirëpriti, e hodhi poshtë) kritikën. E shprehu kritikën tërthorazi (drejtpërdrejt). Kam disa kritika për të. Nuk i kishte qejf kritikat. Jam dakord me kritikat e bëra.

2. Aktivitet intelektual që, bazuar në parime dhe metodologji të caktuara, synon të shqyrtojë dhe të gjykojë veprat e artit, të letërsisë, të teatrit, të historisë, të filozofisë etj., duke vënë në pah arritjet dhe mangësitë; fusha e studimeve që merret me këtë lloj aktiviteti. Ka prirje për kritikë letrare (artistike). Merret me kritikën e artit, teatrit dhe filmit.

3. Artikull a studim kritik; recension. Botoi një përmbledhje me kritika.

4. filozof. Aftësi intelektuale që i lejon dikujt të formulojë gjykime objektive dhe analitike mbi fakte dhe çështje të një natyre morale, shpirtërore, historike etj.

5. përmbl. Të gjithë ata që merren me vlerësime a studime kritike.  Kritika letrare u tregua e rreptë. Kritika shkencore i bëri jehonë të madhe librit të tij.

Sin.: vërejtje, qortim, fajësim, recension.

RECENSIM

RECENSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Procesi i vlerësimit kritik të një veprebotuar rishtas. Recensimi i librave (i filmit). Ministria ka bërë ftesë për recensim të teksteve shkollore.
2. Recension.

RECENSION

RECENSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET Vlerësim kritik me shkrim për një vepër artistike, për një punim shkencor, për një shfaqje etj., duke dhënë përmbajtjen dhe duke vënëdukje anët e mira e të metat. Recension kritik (paraqitës). Recension për një libër (për një revistë, për një film, për një dramë). Autori i recensionit. I bëj recensionin. Botoj një recension.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.