Fjalori

Rezultate në përkufizime për “reagoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MBIREAGOJ

MBIREAG/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Reagoj përtej masësnevojshme ose shumëtepër nga sa është normale, reagoj shumë; kund. nënreagoj. Ai ka prirje të mbireagojë kur gjërat shkojnë keq. Autori ndoshta ka mbireaguar për vetëmbrojtje.

MOSREAGIM

MOSREAGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mungesë reagimi; veprimi dhe gjendja kur nuk bëj asnjë lloj veprimi ose nuk shprehem për diçka që po ndodh a ka ndodhur; kund. reagim. Shohim një mosreagim të të rinjve ndaj kësaj teme.
2. Rast kur nuk reagoj ndaj dikujt a ndaj diçkaje. Mosreagimet ndaj ofendimeve.

TALLFANISEM

TALLFANÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised., vetv. Zemërohem, nervozohem, rrëmbehem, inatosem (me dikë); zemërohem prej dikujt dhe reagoj keq. Tallfaniset për hiçasgjë. Janë tallfanisur qysh dje e nuk flasin.
Sin.: pezmatohem, zemërohem, nervozohem, rrëmbehem, inatosem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.