Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IDEÚAR (i, e) mb. I konceptuar si ide, i skicuar, i shestuar. Projekt i ideuar.
✱Sin.: i skicuar, i shestuar, i ravijëzuar.
IND,~II m. sh. ~E, ~ET 1. Fill i tjerrë leshi ose pambuku, që thuret për së gjeri me majën kur bëjmë qilim, kur endim pëlhurë etj. Ind pëlhure. Masurë të indit. Tjerr indin. Pëlhurës këqyri indin dhe fëmijës prindin. (fj. u.).
2. fig. Plan i ravijëzuar i një rruge, i një shtëpie, i një ndërtese etj., skicë. Indi i shtëpisë. Indi i rrugës. Bëj indin e ndërtesës.
✱Sin.: penjëz, skicë, shestim, planimetri.
♦ Ind e majë gjithçka; e tëra; tërësisht; fund e krye (e majë). S’është as për ind e as për ibërshim (dikush a diçka) shih s’është as për ind e as për majë (dikush a diçka). S’është as për ind e as për majë (dikush a diçka) është shumë i vogël dikush ose shumë pak diçka, s’bën a s’mjafton për asgjë; nuk shërben ose nuk arrin për aq sa më duhet, nuk del për diçka, s’mbaron dot punë me aq. I dha ind e majë (dikujt) nuk i la gjë pa thënë, ia tha të gjitha, i dha përgjigjen e duhur; ia bëri paq. Nuk e ndan indin nga maja (dikush) i ngatërron gjërat, nuk e dallon të mirën nga e keqja. Vetë ind e vetë majë (dikush) njeri pa njeri, dikush që ka mbetur fillikat; ai që i bën vetë të gjitha, që nuk ka asnjë ndihmë, i vetëm për çdo gjë.
PËRVIJÚAR (i, e) mb. Që është përvijuar, i ravijëzuar. Stile të përvijuara.
✱Sin.: i përvijosur, i ravijëzuar, i skicuar, i përshkruar, i paraqitur.
RAVIJËZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Shënim rreth e rrotull me vijë, përvijim. Ravijëzimi i truallit. Ravijëzimi i tipareve. Ravijëzimi i figurave.
2. Vijat që kufizojnë një send dhe që japin përfytyrimin për trajtën e tij, ajo që është ravijëzuar. Ravijëzim i përgjithshëm (skematik).
RAVIJËZÚAR (i, e) mb. I përvijuar, i formësuar, i dallueshëm. Poeti ka krijuar një stil individual tashmë të ravijëzuar.
SHESTÚAR (i, e) mb. Që është planifikuar më parë; që është vënë në plan, i ideuar, i planifikuar. Takim i shestuar më parë. Përmirësim i shestuar. I shestuar nga autoritetet. E shestuar në program.
✱Sin.: i ideuar, i skicuar, i vijëzuar, i përvijuar, i ravijëzuar, i planifikuar, i projektuar, i sendërgjuar, i synuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë