Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
► VIZAT/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~UAR vet. v. III 1. vetv. Shfaqet figura e diçkaje; duket, shquhet, dallohet; përvijohet. Atje larg vizatoheshin majat e maleve. U vizatohej gëzimi në fytyrë.
2. vetv. Shfaqet diçka në imagjinatë; përfytyrohet. Vizatohet e ardhmja e ndritur. Vizatohet vizioni (misioni).
3. pës. e VIZATÓJ.
✱Sin.: duket, shquhet, dallohet, përvijohet, përfytyrohet, ravijëzohet.
►PËRVIJ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Nisin të duken vijat kryesore të diçkaje. Përvijohen vargmalet (tragetet) në largësi.
2. fig., vetv. Fillon të shfaqet me trajtat e veta të dalluara mirë; nis të duket me tiparet e veta të veçanta, nxjerr tiparet e veta karakteristike; përcaktohet. Përvijohen prirje të reja në pikturë. U përvijua si shkencë më vete. Përvijohen prirje (drejtime) të ndryshme.
3. pës. e PËRVIJÓJ.
✱Sin.: përvijoset, ravijëzohet, vijëzohet, vizohet, vizatohet, skicohet, përcaktohet, dallohet, shquhet, duket.
►RAVIJËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Merr trajtë të dukshme, bëhet i dallueshëm qartë, nis të duket a të shquhet; përvijohet, ravizohet. Ravijëzohen hijet. Ravijëzohen malet (shtëpitë). Ravijëzohen tiparet. Ravijëzohen rrudhat. Ravijëzohet mbi dëborë. Më ravijëzohet para syve.
2. fig., vetv. Merr një trajtë të caktuar; përvijohet. Ravijëzohet e ardhmja.
3. pës. e RAVIJËZÓJ. Për këtë çështje u ravijëzuan dy qëndrime të kundërta.
►VIJËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Zgjatet diçka si vijë, formon një vijë. Vijëzohet fusha e futbollit. Rrudhat i vijëzohen në ballë nga mosha a mundimet e shumta..
2. fig., vetv. Shfaqet menjëherë diçka me disa shenja; duket paksa. Iu vijëzua një buzëqeshje. I vijëzohej një shprehje gëzimi në fytyrë.
3. pës. e VIJËZÓJ.
✱Sin.: vijëzohet, përvijohet, ravijëzohet. vijoset, vizohet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë