Fjalori

Rezultate në përkufizime për “rasë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALATIV

ALATÍV,~I m., gjuh. Rasë afrimore; rasë e gjuhëve ugro-finlandeze, me të cilën shënohet objekti që i nënshtrohet një veprimi.

ANTIPTOZË

ANTIPTÓZ/Ë,~A f., let., stil. Figurë stilistikepërftohet me këmbimin e një rase me një rasë tjetër, në shumtën e herës për shkaqe metrike; zëvendësimi i një trajte morfologjike me një tjetër sipas afërsisë ose ngjashmërisë.

BASHKËSHOQËROHET

BASHKËSHOQËR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. libr., vetv. Shoqërohet nga diçka tjetër; ndodh ose bëhetbashku me diçka tjetër. Çdo parafjalë bashkëshoqërohet me një rasëcaktuar. Mësimdhënia bashkëshoqërohet me përdorimin e mjetevekomunikimit. Propozimi bashkëshoqërohet me planin përkatës.
2. bujq., pës. e BASHKËSHOQËRÓJ2.

DREJTË

DRÉJTË (i, e) mb. 1. është pa lakime, pa dredha, pa shtrembërime e nga njëri skaj te tjetri pa kthesa, që shkon në një drejtim, që zgjatet drejt; që nuk pritet me një tjetër; kund. i shtrembër. Vijë e drejtë. Rrugë (udhë) e drejtë. Gardh (mur) i drejtë. Fill i drejtë. Shkop i drejtë. Me trupdrejtë. Me këmbëdrejta. E ka hundëndrejtë. I ka degëtdrejta. Druri i drejtë, mjeshtri i keq (fj. u.). E drejtë është dhe pushka, por shtie ndonjëherë shtrembër. (fj. u.). I drejtë mundjetë vetëm ai që është njerëzor. (fj. u.).
2. Që ka sipërfaqesheshtë e të papërkulur, që nuk është me gropa, me nyja a me gunga; kund. i shtrembër. Trung (tra, dërrasë) me faqedrejta. Dysheme e drejtë. Kalldrëm i drejtë. Çati e drejtë.
3. është pingul me një rrafsh, i pingultë; që qëndron drejt, që nuk priret a nuk kërruset nga njëra anë; kund. i shtrembër; i pjerrët. Plep (qiparis) i drejtë. Shtyllë e drejtë. Mur i drejtë. Shkrim i drejtë. Kon i drejtë (gjeom.) Cilindër i drejtë (gjeom.).
4. Që ka tiparerregullta, i rregullt; kund. i shtrembër. Me fytyrëdrejtë.
5. fig. mendon, gjykon e vepronpërputhje me të vërtetën, që nuk i mban anën askujt; që flet hapur, pa fshehur gjë e pa bërë dredhi; i çiltër; kund. i padrejtë. Është njeri i drejtë. Ashtu siç është i mençur dhe i fortë, është dhe i drejtë. (fj. u.).
6. fig. mbështetet në të vërtetën a që i përgjigjetvërtetës, realitetit; që mbronvërtetën, drejtësinë, lirinë, përparimin, të mirën kundërkeqes; që nuk ka gabime e shtrembërime; kund. i padrejtë. Fjalë e drejtë. Mendim (gjykim, veprim) i drejtë. Politikë (vijë) e drejtë. Çështje e drejtë. Luftë e drejtë. Fjala e drejtë është e hidhur. (fj. u.).
7. është provuar shkencërisht, që është vërtetuar nga praktika; i vërtetë; kund. i gabuar. Tezë (teori) e drejtë. Taktikë e drejtë. Përfundim i drejtë. Doli se ishte e drejtë.
8. fig. përputhet me parimet e me kërkesat e shoqërisë e të moralit ose që bëhet sipas rregullave e ligjeve; që është me vend, i arsyeshëm; kund. i padrejtë. Shoqëri e drejtë. Marrëdhënie (lidhje) të drejta. Ështërrugëdrejtë. E çoi (e solli, e ktheu, hyri, u vu) në rrugëdrejtë.
9. fig. bëhet ashtu siç duhet, i mirë; që bëhet sipas rregullave e ligjeve; që është me vend, i arsyeshëm; kund. i gabuar. Normim i drejtë. Shfrytëzim i drejtë i kohëspunës. Kuptim i drejtë i një çështjeje. Dënim i drejtë. Kërkesë (ankesë) e drejtë.
10. mat. I tillërritja e njërës anë ose e njërit faktor sjell rritjen e anës ose të faktorit tjetër dhe anasjelltas; kund. i zhdrejtë. Përpjesëtim i drejtë.
11. spec. bëhetmënyrëdrejtpërdrejtë, që kryhet jo tërthorazi; që bëhet pa ndërmjetësinë e dikujt a të diçkaje tjetër; i drejtpërdrejtë; kund. i zhdrejtë, i tërthortë. Kënd i drejtë (gjeom.). Kundrinor i drejtë (gjuh.). Ligjëratë e drejtë (gjuh.). Përpjesëtim i drejtë (mat.). Pjalmim i drejtë (bot.). Rasë e drejtë (gjuh.).
Sin.: i pakthyer, i palakuar, i papërkulur, i rrafshët, i pingultë, i rregullt, i ndershëm, i çiltër, i sinqertë, i vërtetë, i mbështetur, i bazuar, i arsyeshëm, i mirë, i shëndoshë, i drejtpërdrejtë.
I drejtësi *drapri iron. I drejtë si *laku (dikush) iron. Ka hyrë në *rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). Është në *rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). E sjell në *rrugë (në udhë) të drejtë (të mbarë). E sjelludhë (në *rrugë) të drejtë (të mbarë) (dikë). Në *vijëdrejtë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.