Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BYTHËPRÁPË ndajf., bised. 1. Praptas, së prapthi. Eci bythëprapë. Bythëprapë gjokun e ka kthye. (folk.). - Mos ec bythëprapë se rrëzohesh!
2. Përmbys. Kthej bythëprapë. Po kthehet bota bythëprapë. E ktheu shkëmbin bythëprapë.
3. Praptas, në shpinë. Bie bythëprapë.
4. Në anën e kundërt. Bythëprapë djali qenka kthye, / Drynin derës ia ka vënë. (folk.).
5. Me fytyrë nga bishti, së prapi. Mos i hip kalit bythëprapë. (fj. u.).
6. fig. Mbrapsht, në drejtim të gabuar a të kundërt. U prin punëve bythëprapë. Rapsodi thotë se bota ka ndërruar dhe gjithçka ec bythëprapë.
MAJEKRÁHUT [MAJËKRÁHUT] mb. Që këndohet nga një ose dy vetë me zë shumë të lartë, me njërën dorë të mbështetur pas veshit dhe që nuk shoqërohet me vegla muzikore; këndohet nga burrat në Malësinë e Veriut dhe zakonisht ka përmbajtje epike. Burrave si ai u këndohet këngë majëkrahut. Kënga majëkrahut është një prej elementeve më të rralla të pasurisë kulturore. Rapsodi e stilit majekrahut.
RAPSODÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Këngë popullore legjendare ose trimërie, këngë kreshnikësh; këngë e krijuar nga një rapsod me temë nga ngjarjet e mëdha të jetës së sotme. Këndon rapsodi me lahutë. Rapsoditë e kreshnikëve. Rapsoditë e Veriut. Përmbledhje rapsodish.
2. Pjesë nga poemat e Homerit ose nga një vepër epike a legjendare, që këndohej nga rapsodët në Greqinë e lashtë.
3. muz. Pjesë muzikore për vegla ose për t’u kënduar, që mbështetet në krijimet dhe në motivet popullore të një vendi. Rapsodi për piano e orkestër.
SHALËSHKÚRTËR mb. 1. Që i ka shalët të shkurtra, këmbëshkurtër, këmbëpatë; kund. shalëgjatë. Tifozi shalëshkurtër kapërceu rrethimin. Megjithëse shalëshkurtër, ishte sportist i zoti. Rapsodi shalëshkurtër filloi t’i binte çiftelisë.
✱Sin.: këmbëshkurtër, këmbëpatë, shkurtak, shkurtalak, shkurtan, shkurtabiq, cicërmicër.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë