Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PUTHADÓR,~E mb. Që u përulet të tjerëve e u bën lajka, servil, lajkatar.
✱Sin.: puthadorës, puthatokës, puthakëmbës, puthakëmbë, puthabythës, servil, lajkatar, raja, i përulur, zvarranik, shpirtrob.
RAJÁ,~JA m. sh. ~, ~TË 1. hist. Nënshtetas jo mysliman në Perandorinë Osmane, kryesisht i krishterë, që i nënshtrohej pagesës së haraçit.
2. hist. Bujk, fshatar që punon tokën dhe paguan taksat, pa dallim feje; përmb. fshatarësia e varfër, vegjëlia. Ngriti krye rajaja.
3. vjet. Nënshtetas, i nënshtruar i një sunduesi; vasal.
4. keq. Njeri i nënshtruar, që pranon pa bërë zë zgjedhën e tjetrit; shërbëtor a puthador i dikujt. Raja i bindur. Është bërë raja i gjithkujt.
✱Sin.: vegjëli, shërbëtor.
RRÁXH/Ë,~AІІ f. sh. ~A, ~AT 1. zool. (lat. Raja clavata) Peshk deti me trup petashuq në trajtë rombi që ka bisht të hollë e të gjatë. Kishin dalë rraxhat në breg të detit.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje rraxhash. Rraxhë elektrike (lat. Torpedo nobiliana). Rraxhë ferracake (lat. Raja fullonica, Leucoraja). Rraxhë e gurëve (lat. Synanceia verrucosa). Rraxhë pikaloshe (lat. Raja montagui). Rraxhë syvogël (lat. Raja microocellata). Rraxhë syzake (lat. Raja miraletus). Rraxhë turigjatë (lat. Raja oxyrhinchus). Rraxhë turishkurtër (lat. Raja radula). Rraxhë verdhoshe (lat. Raja brachyura).
SHËRBËTÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që shërben në një shtëpi a në një dyqan kundrejt një pagese. Punësoi një shërbëtor. E pushoi shërbëtorin. Punon si shërbëtor. Shërbëtor përtac.
2. Ai që merret me pastrimin, me ruajtjen dhe me shërbime të tjera në një institucion shtetëror ose privat. Shërbëtori i kishës. Shërbëtori i bashkisë. Shërbëtori i shkollës.
3. fig. Ai që i shërben me ndërgjegje e me besnikëri një kauze. Shërbëtor i popullit. Shërbëtor i njerëzve.
4. përb. Ai që është vënë me përulje dhe me besnikëri në shërbim të dikujt. Shërbëtor i përulur i diktatorit. Shërbëtor i politikës. Shërbëtor i regjimit.
5. keq. Ai që ka humbur lirinë dhe konsiderohet si pronë e dikujt. Sillet me ty si shërbëtor. Të trajton si shërbëtor.
✱Sin.: rrogëtar, shërbyes, shkarth, hyzmeqar, kopil, qole, shulk, kecan, raja, çirak, këlysh, mashë, puthador, lake, qehaja, çibuk, kobure, vegël, marionetë, servil.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë