Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMPLIFIKATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. fiz. Zmadhues zëri (në radioteknikë). Amplifikator i qendrës së zërit.
2. tek. Aparati dëgjimor për zmadhimin e zërit. Amplifikator dëgjimi. Amplifikatorë elektronikë.
BOBÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. tek. Masur a gyp i shkurtër, zakonisht me buzë të ngritura, në të cilin mbështillet një fill, një tel, një shirit etj.; sasia e fillit, e telit, e shiritit, e letrës etj. që është mbështjellë në këtë masur. Bobinë druri (metalike, plastike, kartoni). Bobinë filmi. Mbështjell (mbledh) në bobina. U regjistrua në dy bobina (një fjalim, një pjesë muzikore etj.).
2. elektr. Gyp i shkurtër, i mbështjellë me tel të izoluar, që përdoret në pajisjet elektrike dhe në radioteknikë. Bobinat e radios. Bobinë rryme. Bobinë tokëzimi.
RADIOTEKNÍK,~E mb. Që ka të bëjë me radioteknikën, që lidhet me radioteknikën, i radioteknikës; që merret me radioteknikë. Pajisje (aparaturë) radioteknike. Inxhinier radioteknik.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë