Fjalori

Rezultate në përkufizime për “radiator”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AJËRNGROHËS

AJËRNGRÓHËS,~I m. sh. ~, ~IT tek. Aparat, pajisje a mjet i posaçëmshërben për ngrohjen e ajrit. Ajërngrohës elektrik. Ajërngrohës i dhomës.
Sin.: ngrohës, nxehës, radiator, kondicioner, klimatizues, klimatizator.

KALORIFER

KALORIFÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Pajisje e posaçme elektroshtëpiake e përbërë nga një sistem gypash, që shërben për ngrohjen e mjedisit ku jetojmë a ku punojmë; radiator për ngrohje. Vë (ndez) kaloriferin.

RADIATOR

RADIATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pajisje për ngrohje, e përbërë prej një sistemi gypash, nëpërcilët qarkullon ujë ose avull i ngrohtë; kalorifer. Radiatorët e ngrohjes qendrore. Radiator me ujë (me avull). Hap (mbyll) radiatorin.
2. tek. Pajisje për ftohjen e motorëve me djegiebrendshme, e përbërë prej disa gypash, në të cilët qarkullon ujë a vaj i ftohtë. Radiatori i automobilit (i traktorit, i aeroplanit). Kapaku i radiatorit. Mbush radiatorin.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.