Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DEFTÉR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. bised. Fletore. Defter shkrimi. Defter shënimesh. Defter bakalli (keq.) regjistër, libër etj. i mbajtur keq; diçka e ndotur dhe e grisur. Defter xhepi bllok shënimesh. Shkënoj në defter. Ua jep me defter diçka ua jep pa të holla në dorë, duke e shënuar shumën a mallin në fletore; ua jep veresie. Çifuti, kur del i falimentuar, hap defterët e vjetër. (fj. u.).
2. hist. Regjistër i kadastrës (në kohën e Perandorisë Osmane). Defteri i sanxhakut.
3. vjet. Fletëthirrje për të shkuar ushtar. Ditën që erdhi defteri,/ Neve zemra zu na theri. (folk.).
4. përmb., bised. Tufë me pesëdhjetë fije letrash cigareje të lidhura së bashku. Defter duhani. Bleu një defter. Iu mbarua defteri.
✱Sin.: fletore, bllok, radhua, radhor, regjistër, fletëthirrje.
♦ Ka dalë nga defteri (dikush) shpërf. nuk është më i aftë për punë a për diçka tjetër, nuk është më i zoti; u plak; nuk mund të mbështetemi më tek ai. Hap defterët e vjetër (dikush) edhe keq. ringjall një çështje (zakonisht të pakëndshme), që është mbyllur më parë, rikujton të kaluarën, kujton hesapet a mëritë e vjetra që ka me dikë; kund. e mbyll defterin (i mbyll defterët). E hoqi (e fshiu, e qiti) nga defteri (dikë a diçka) nuk mbështetet më tek ai, nuk ka më shpresë se mund ta ndihmojë, nuk e llogarit më; nuk e përfill më dikë, nuk kujdeset e nuk bëhet merak më për të; i vuri kryq (dikujt a diçkaje); i hoqi (i vuri) vizë (dikujt a diçkaje); s’e vë (s’e ka) në hesap. E mbyll defterin (i mbyll defterët) (dikush) i jep fund një çështjeje, një problemi etj., nuk merret më me të a nuk flet më për të; nuk e rikujton a nuk i rikthehet diçkaje; kund. hap defterët (e vjetër). S’e vë (s’e fut, s’e ka) në defter (dikë a diçka) mospërf. s’e përfill dikë a diçka, s’i kushton vëmendje; s’e merr parasysh diçka.
RADH/ÚA,~ÓIІІ m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË RadhorІІ.
VÁRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Orendi e vogël prej druri a prej metali, e mbërthyer në mur, pas derës etj., që ka disa kunja a çengela, për të varur rrobat e sipërme; përdorëse prej druri ose prej lënde plastike, në trajtën e një trekëndëshi e me një grep sipër, që përdoret për të varur rroba në dollap etj. Varëse rrobash. E vuri në varëse. E hoqi nga varësja.
2. Varg a zinxhir, zakonisht prej ari ose prej argjendi, që e varin gratë në qafë për zbukurim. Varëse e artë.
✱Sin.: kremastar, zinxhir, lavjerrës, lavare, radhor, radhua.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë