Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RADHÍM,~I m. 1. Radhitje. Radhimi i trupave. Punëtor i radhimit. Reparti i radhimit. Jepet (dërgohet) për radhim.
2. Vija e drejtë, në të cilën janë radhitur njerëzit ose sendet, drejtim. Radhimi djathtas (majtas)! (usht.) komandë për të marrë drejtimin e rreshtit djathtas (majtas). Mbaj radhimin. Marr radhimin.
✱Sin.: radhitje, drejtim.
RADHÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur radhit ose kur radhitem; vendosje njëri pas tjetrit ose njëri përbri tjetrit sipas një rregulli, radhim, rreshtim. Radhitja e trupave (e nxënësve, e njerëzve). Radhitja e librave (e arkave, e makinave). Radhitja e skuadrës (e lojtarëve). Radhitja e mendimeve (e ngjarjeve, e shembujve). Radhitja e librit. Radhitje me dorë (me linotip). Punëtor i radhitjes. Dërgoj (jap) për radhitje. Radhitje me kompjuter digjitalizim.
2. Tërësia e shkronjave dhe e fjalëve, të radhitura për shtyp. Bëj radhitjen e dorëshkrimit.
✱Sin.: radhim, renditje, rreshtim, rendim, vënie.
RENDÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi dhe gjendja kur rendit dikë ose diçka; veprimi dhe gjendja kur renditem; radhitje. Renditje e rregullt. Renditje e drejtë (e gabuar, logjike). Renditje alfabetike (kronologjike). Renditja e librave (e veglave, e tullave). Renditja e njerëzve (e ushtarëve, e nxënësve). Renditja e fjalëve (e mendimeve). Bëj renditjen e diçkaje. I ndryshoi renditjen.
✱Sin.: radhitje, rendim, rreshtim, radhim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë