Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
POT,~II m. sh. ~A, ~AT krahin. 1. Fëmijë, foshnjë. Na lindi një pot.
2. Tërësia e njerëzve të një barku; brez.
3. Pjella e kafshës, i vogli i kafshës; brezi i ri i kafshëve. Poti i këtij viti pati më shumë femra se meshkuj.
4. Mashkulli i kafshëve që lihet për ndërzim; damaz.
✱Sin.: pjellë, brez, bark, fëmijë, foshnjë, i vogël, këlysh, racator, damaz, i patredhur.
RACÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me racën e kafshëve, që i përket një race të kafshëve; i racës; që ka të bëjë me një racë kafshësh me tipare e veti të mira. Cilësi (veti, tipare) racore. Përbërje (vlerë) racore. Kafshë (tufë) racore.
2. Që lidhet me grupet e mëdha në të cilat ndahet njerëzimi në bazë të tipareve fizike ose të prejardhjes së përbashkët; racial. Dallime racore.
3. Etnik. Përkatësi racore.
✱Sin.: racator, racial, racist.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë