Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DIALEKTALÍSHT ndajf., gjuh. Në mënyrë dialektore, sipas dialekteve. Ishin dialektalisht të përzier me të folmen qytetëse.
PESËVJEÇÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Vajzë pesë vjeçe.
2. hist. Shkollë pesëvjeçare; shkollë qytetëse.
SHKÓLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Institucion arsimor i cili, nëpërmjet veprimtarive didaktike të organizuara, mëson dhe edukon të rinjtë; një institucion i tillë i specializuar. Shkollë fillore (nëntëvjeçare, e mesme, e lartë). Shkollë profesionale. Shkollë e gjuhëve të huaja. Shkolla e drejtorëve. Shkollë normale. (vjet.) Shkollë qytetëse. (vjet.) Shkollë unike. (vjet.) Shkollë ushtrimore. (vjet.) Shkollë pa shkëputje nga puna (me shkëputje). Shkollë fetare (laike). Shkollë e katekizmit (fet.) orë e mësimit të fesë.
2. Vendi, ndërtesa ku zhvillohen veprimtaritë mësimore. Oborri i shkollës. Këndi sportiv i shkollës. Bankat e shkollës. Shkollë dykatëshe. Laboratorët e shkollës. Brenda dhe jashtë shkollës. Automjeti i shkollës. Shkollë moderne.
3. përmb., bised. Tërësia e nxënësve, mësuesve dhe e punonjësve që marrin pjesë në veprimtaritë e këtij institucioni. Stafi i shkollës. Drejtori i shkollës. Shok shkolle. Olimpiada mes shkollave. Në bazë shkolle. Ndjek (mbaroi) shkollën. E la shkollën. Shkoj në ekskursion me shkollën.
4. Sistemi arsimor i një vendi; tërësia e institucioneve arsimore. Shkolla shqiptare. Shkolla kombëtare. Riorganizimi i shkollës. Reforma në shkollë. Lidhja e shkollës me praktikën. Kurrikula e shkollës.
5. fig. Burim njohurish, veprimtari gjatë së cilës njeriu fiton përvojë të pasur dhe edukohet. Shkolla e jetës. Shkollë edukimi.
6. Aftësimi gjatë procesit mësimor; zotërimi i shkrim-leximit fillestar. Njeri me (pa) shkollë. Ka (bërë) shkollë të madhe. Nuk ka shkollë. E ka shkollën e blerë. I dha shkollë djalit. - Sa shkollë ka? sa vite ke mësuar, deri në cilin cikël ke arritur.
7. Drejtim i caktuar në shkencë, në art, në letërsi etj., që i përmbahet një grupi parimesh a metodash; rrymë; tërësia e parimeve krijuese dhe e metodave të një drejtimi të tillë. Shkollë letrare shkodrane. Shkollë filozofike. Shkolla romantike (klasike, realiste). Shkolla albanologjike. Shkolla e fjalëve dhe e sendeve. (gjuh.)
8. përmb. Tërësia e atyre që ndjekin një drejtim të tillë. Shkolla e piktorëve mesjetarë shqiptarë (e Onufrit). Shkolla e shkrimtarëve të viteve ’30.
9. usht. Stërvitje, mësim. Shkollë shënjimi.
10. fig. Mënyrë e të menduarit a të vepruarit. I përket shkollës së vjetër.
✱Sin.: mësonjëtore, arsim, mësim, gramë, shkresë.
♦ Në *bankat e shkollës. Ka bërë shkollën e shejtanit (dikush) keq. i ka mësuar të gjitha djallëzitë e ligësitë; është bërë dinak i madh, nuk ia hedh dot për asgjë; dredhon në çdo rrethanë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë