Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MÝK/Ë,~A f. Pjesa e trashë e një mjeti prerës në të kundërtën e tehut, ana që nuk pret; pjesa e prapme e sqeparit, e sëpatës etj., e trashë dhe e sheshtë, me të cilën ngulim gozhdët, rrahim pykat a goditim diçka tjetër; qyrë, tun. Myka e thikës (e shpatës). Myka e kazmës (e shatës). Myka e sëpatës (e sqeparit). I ra (e goditi) me mykë. Ia nguli sëpatën gjer në mykë. Myka e di sa e fortë është gozhda. (fj. u.) ai që e bën punën e di se ç’vështirësi ka ajo.
♦ Ia ktheu nga myka (dikujt) nuk kujdeset, nuk shqetësohet e nuk pyet më për dikë, s’do t’ia dijë më për të; i ktheu krahët. I pret edhe myka (dikujt) i shkon fjala për çdo gjë, nuk ia kthejnë kurrë fjalën, s’ia bëjnë fjalën dysh; çfarëdo që të thotë, ia besojnë. Shkojnë mykë e pykë shih shkojnë si qeni me macen. I vajti në mykë (për diçka) iu tek për diçka dhe e do patjetër, është djegur a është tharë për diçka, s’duron dot pa të, i hipi (kryesisht për ndonjë ushqim, për duhan etj.).
TEH,~U m. sh. ~E, ~ET 1. Ana e mprehtë e një vegle prerëse; presa e një mjeti a e një vegle; buzë e hollë e një sendi, presë, tefII.; kund. kurriz, mykë, qyrë, tun. Teh i mprehtë (i hollë). Tehu i thikës (i hanxharit, i briskut i shpatës, i sëpatës, i kosës, i kmesës, i bajonetës). I mprehtë si teh. I bëj çallata tehut e bëj me dhëmbë (sëpatën, kosën). Është bërë tehu i sëpatës çallata-çallata është dëmtuar, është thyer. Sëpata ka dy anë: tehun që pret dhe mykën që godet. Teh i kubesë (i qemerit) (ark.). Fjala – më e hollë se tehu i shpatës. (fj. u.).
2. fig. Vëmendja kryesore, interesimi më i madh; drejtim a pikësynim kryesor; goditje kryesore, më e fortë; ana më e rëndësishme e më e mprehtë e diçkaje. Tehu kryesor. Tehu i luftës (i kritikës). Ta drejtojmë tehun kundër korrupsionit. E mban tehun të mprehtë.
✱Sin.: presë, tef, vëmendje, pikësynim, goditje, interesim, hov, vrull, guxim.
♦ Është në teh (në presë) të thikës (të briskut, të shpatës) (dikush) është në një gjendje kur vendoset përfundimisht fati i dikujt a i diçkaje, një çast i shkurtër ose diçka fare e vogël e ndan; është në rrezik të madh, për pak fare mund ta pësojë keq; qimja e ndan (dikë). Ndaj me teh brisku (për teh të briskut) (një çështje etj.) e ndaj pa anësinë më të vogël, vendos me drejtësi për diçka. I shkoj (i rri) për teh të briskut (dikujt) jam shumë i matur në marrëdhëniet me dikë, sillem me shumë kujdes me të. Shkova në teh të briskut kalova një rrezik shumë të madh e shpëtova për mrekulli, për një fije shpëtova; shkova në
TUN,~I m. sh. ~J, ~JTË 1. Ana e kundërt e tehut të një mjeti prerës; pjesa e prapme e trashë e sëpatës, e sqeparit a e një vegle tjetër të tillë, me të cilën godasim gozhdën, pykën etj.; mykë, qyrë; kund: teh, presë. Tuni i thikës (i latores). Tuni i sëpatës (i kosës). I ra pykës me tun.
2. Qytë. Tuni i pushkës. E goditi me tunin.
✱Sin.: mykë, qyrë, qytë, kondak.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë