Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BUN,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Kasolle e vogël, e mbuluar me dërrasa e me gjethe, që e ngrenë barinjtë në stanet ku bjeshkojnë, tëbanë; vatha e dhenve në bjeshkë. Bun veror bagëtish.
2. Shtëpi e ulët e ndërtuar me gurë të palidhur me gëlqere. Bun i vetmuar.
3. Fole kandrrash. Buni i mizave të dheut. Bun grethi.
4. Strofkë, strofull, shpojë. Prenë e futi në bun dhe e mbuloi me gjethe.
5. Kotec shpendësh, qymez, katua.
✱Sin.: tëbanë, tëbanishtë, bunishtë, kasolle, stan, mandër, mashën, vathë, fole, strofkë, strofull, shpojë, kotec, qymez, katua.
KAT/ÚA,~ÓI m. sh. ~ÓNJ, ~ÓNJTË 1. Kotec për shpendë (pula, gjela etj.).
2. Ahur përdhes ku mbahen kafshë shtëpiake dhe almise bujqësore; bodrum; qilar.
✱Sin.: kotec, qymez, ahur, bodrum, qilar.
♦ Iu bë barku katua (dikujt). 1. shih iu bë barku daulle (dikujt). 2. Duroi shumë dikush, u tregua zemërgjerë; u bë barkgjerë; iu bë barku hambar. I polli në katua (dikujt) i ndezi sherri në shtëpi; i ka keq punët.
STRE/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET Kasolle e vogël dhe e ulët prej dërrasash, prej purtekash etj., ku mbahen shpendët shtëpiakë. Strek i vjetër. Dhelpra kishte hyrë në strek. Pulat dolën një nga një prej strekut. Në fund të oborreve të shtëpive të fshatit ishin streqet.
✱Sin.: kotec, qymez, kaçorre, gjetkëz, flanikth, kumac, strukull, vig, koçek, haur, kasolle, kuvli, stele, strukull, jerevi.
STROFULLÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Fole zogjsh. E bënë strofullokun nën çati. Zogjtë e vegjël nxirrnin kokat nga strofulloku.
2. Qymez i pulave. I mbylli pulat në strofullok. Shkoi të merrte vezë në strofullok.
3. Djep i foshnjës; shtrat ku fle fëmija. E lidhi fëmijën në strofullok. Përkund lehtë strofullokun.
4. Strofull e kafshës a e bishës. Ariu nuk do të dilte për shumë kohë nga strofulloku. Strofullokët ishin dëmtuar nga bora e madhe.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë