Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qylaxhi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GAGXHI

GAGXHÍ,~U m. Njeri që ha e pi qyl, qylaxhi.

LLOKMAÇ

LLOKMÁÇ,~E mb. 1.lakmon shumë gjellë e pije pa paguar; që është qylaxhi.
2. si em. Ai ose ajolakmon shumë gjellë e pije pa paguar; qylaxhi.

LËPIRËS

LËPÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. keq. Ai që kërkonhajë e të pijë qyl tek të tjerët, ai që rronkurriz të të tjerëve duke u bërë lajka, sahanlëpirës. Lëpirës i keq.
2. Gishti tregues. Lëpirësi i dorës. Vrau lëpirësin.
Sin.: servil, sahanlëpirës, çanaklëpirës, qylaxhi.

PËRZORRËS
QELEPIRXHI

QELEPIRXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., keq. Ai që i do gjërat qelepir; ai që është mësuarhajë e të pijë qelepir; zhvatës; fig. qylaxhi. Qelepirxhi i madh. U doli boja qelepirxhinjve.
Sin.: zhvatës, qylaxhi, labërqar, skrodh, lamash.

QYLAXHI

QYLAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., keq. Ai që e ka zakonhajë e të pijë pa paguar asgjë; ai që ha e pi qyl; qelepirxhi. Mos u sill si qylaxhi, paguaj pjesën tënde.

QYLXHI

QYLXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., keq. Qylaxhi; qelepirxhi.

SKRODH

SKRÓDH,~I m. sh. ~A, ~AT Ai që kërkonrrojëkurriz të të tjerëve, parazit. Rrinte si skrodh gjithë ditën. Asnjë nga punët e caktuara nuk kishte bërë skrodhi.
Sin.: qelepirxhi, qylaxhi.

XHABAXHI

XHABAXHÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË bised., keq. Ai që kërkonhajëkurriz të të tjerëve, qelepirxhi, qylaxhi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.