Fjalori

Rezultate në përkufizime për “qyl”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARI

ARÍ,~U m. sh. ~NJ, ~NJTË 1. zool. (lat. Ursus) Kafshë e egër gjitare, mishngrënëse, me trupmadh e të rëndë, të mbuluar me qimeashpra, me ngjyrëmurrme a të bardhë. Ariu i murrmë. Ariu i bardhë. Ari pylli. Arinjtë e cirkut. Lëkurë ariu. Putër ariu. Ecën si ari ecën rëndë. Punon si ari punon fort.
2. fig., bised. Njeri i rëndë e i ngathët, por i fortë; njeri i pagdhendur, që silletmënyrëvrazhdë.
3. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshta për llojendryshme arinjsh: Ariu amerikan (lat. Ursus americanus, Euarctos americanus) ariu i zi. Ariu i bardhë (lat. Ursus maritimus, Thalarctos maritimus) ari trupmadh me gëzofbardhëjeton në Polin e Veriut, që është përshtatur për të jetuarmjediseashpra dhe me akull dhepeshon prej treqind e pesëdhjetë deri shtatëqind kilogramë; ariu polar. Ariu i detit (lat. Enydra lutris) ari me gëzofdendur e të butë me ngjyrëkafenjtë, të hirtë ose të zezë, që jetonujërat e ftohta, që është i shoqërueshëm dhe përdor një varg tingujsh për të komunikuar; lundra e detit. Ariu i diellit ariu malajas. Ariu i Himalajeve ariu i kuq. Ariu i kuq (lat. Ursus arctos isabellinus) ari me gëzofngjyrë kafe, i përshtatur për të jetuarmjediset e ashpra dhendryshmerajoneve malore, me trupgjatë deri në dy metër dhe me peshë nga njëqind deridyqind kilogramë; ariu i Himalajeve. Ariu malajas (lat. Ursus malayanus, Helarctos malayanus) kafshë vetmitare, me gëzofinngjyrëzezë a grierrët, me një shenjëbardhë karakteristikegjoksformën e shkronjës U ose të shkronjës V; ariu i diellit. Ariu i murrmë (lat. Ursus arctos) ari shumë i njohur, me ngjyrën e gëzofit nga e verdha e hapur deri në të kafenjtëerrët ose të zez,ë me gjatësia trupore dhepeshandryshme, që varen nga nënlloji dhe vendi i jetesës. Ariu panda (lat. Ailuropoda melanolleuca) ari bimëngrënës e rrallë mishngrënës, me gëzof me ngjyrëzezë e të bardhë, me gjatësi trupore deri në dy metër, me peshë deri njëqind e njëzet e pesë kilogramë dhejetonpyjet me bambumalet e larta të Kinës. Ariu i përhimë (lat. Ursus arctos horribilis) ari u murrmë, që jetonvetmi, me gjatësiarrin deri në dy metër e gjysmë e me peshë deridyqind kilogramë. Ariu përtac (lat. Melursus ursinus) lloj i veçantë i arinjvejetonterritorin indian dhepeshon derinjëqind e pesëdhjetë kilogramë, me gjatësi trupore deri në një metër e tetëdhjetë centimetër, që jetonvetmi dhe ushqehet kryesisht me insekte, termite, milingona etj. Ariu polar ariu i bardhë. Ariu me syze (lat. Tremarctos ornatus) arijeton kryesisht në Amerikën e Jugut, me peshë deridyqind kilogramë, me gjatësi trupore deri në dy metër, me gëzof të zi ose ngjyrë kafejeerrët dhe me njollabardha ose të verdha rreth syve. Ariu i shpellave (lat. Ursus spelaeus) ari bimëngrënës me tru të madh, që ka jetuarshpella në Evropë para mijëra vjetësh, me peshë deri në një mijë kilogramë. Ariu me xhep (lat. Phascolarctos cinereus) koalë. Ariu i zi aziatik (lat. Ursus thibetanus, Euarctos thibetanus) ari i murrmë e i zi me kraharorbardhë, që jetondisa pjesë të Azisë me trup mesatar, me shenjëbardhëkraharorformën e shkronjës V, me kokë e madhe, me veshëmëdhenj e me kthetraforta e të mprehta. Ariu i zi (lat. Ursus americanus, Euarctos) ari me gëzof të zi, me gjatësi trupore deri në dy metër, me peshë derikatërqind kilogramë, që jetonpyje, në zona të mbrojtura dhe jo rrallë pranë vendbanimeve njerëzore.
Sin.: gojëkyçyr, gojëlidhur, tezë.
Bën *gjumin e ariut (e arushës) (dikush). Hahet me ariun (dikush) është shumë i fortë dhe trim; ia shkul gjuhën ujkut. Ia heq *gjuhën ariut (dikush). Mban *shtegun e ariut (dikush) keq. *Pallë ariu thjeshligj. Pinë arinjtë, pinë dhe minjtë shaka. thuhet për ata që dehen shpejt, që pihen me një gotë raki; dehet pa pirë (dikush) iron. E tremb ariun me *shoshë (dikush) iron. I var *zilen ariut (dikush) shaka. E vranë ariun iron. iku ajo kohë, nuk është si më parë, nuk ka më të mira pa fund; ka kaluar ajo kohë kur e gjeje çdo gjë gati, s’ka më aq lehtë ose qyl; s’ka më qofte te daja iron; s’këndonajo qyqe.

BADIHAVA
BOSH

BOSH ndajf., bised. 1. Zbrazur, pa njeri a pa gjë tjetër brenda; pa gjë në duar; kund. plot. Solli një enë (një kuti) bosh. Erdhi me duar bosh. Mbeti vendi bosh. U kthye bosh. E kishte barkun bosh s’kishte ngrënë asgjë, ishte i uritur. E kishte shtëpinë bosh. E kishte xhepin bosh. E shkrepi pushkën bosh. E bëri bosh e zbrazi, ia hoqi gjëratkishte brenda. E la bosh. Është boshshtëpi. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda. (fj. u.). Kush hedh këmbën bosh, bie përposh. (fj. u.). Një ditë mbetet barku bosh dhe tërë jetën s’e harron. (fj. u.).
2. Pa ngarkesë, pa kryer punëdobishme ose pa plotësuar qëllimin për të cilin bëhet. Lëvizje bosh. Goditje bosh. Rrotullohet bosh. Makina punonte bosh.
3. fig. Kot, humbur, huq, pa dobi, pa vlerë; pa kuptim. Rri bosh. Flet bosh. I shkoi (i vajti) puna (mundimi) bosh. E bëri rrugën bosh. I shkoi fjala bosh. Krevati mbeti bosh. I ziu bosh u ndodha, / Të flisja më merrej goja. (folk.). Në mendje bosh e në fjalë fushë. (fj. u.).
Sin.: zbrazët, zbrazur, lirë, tytë, fyell, firë, dakull, kot, humbur, dëm, humbazi, batall, fuq, kuturu, badihava, qyl, veresie, sallamatas, huq.
Me *barkun bosh (të zbrazët). Ta bën fjalën bosh (dikush) nuk ta pranon, nuk e merr parasysh, të hedh fjalën poshtë. Me *duar bosh (zbrazur, thatë). E ka kokën (kryet) bosh (dikush). 1. Nuk i vjen asnjë mendimkokë; është i hutuar e nuk di ç’të bëjë; nuk i punon truri (dikujt); është mizë pa kokë (pa krye). 2. Nuk di gjë fare, nuk ka mësuar asgjë, është i paditur; s’ka tru; s’ka tru (në kokë); është poç nga koka (nga mendja); është trokë nga mendja; është trëndelinë (nga mendja); kund. e ka kokën (kryet) plot. S’i mbetet luga bosh (dikujt) s’mbetet pa ngrënë, ka kurdoherë diçka për t’u ushqyer; s’i thahet luga. *Misërthes e tenxheret bosh (dikush) iron. U ndodha (më zuri) bosh isha i papërgatitur para diçkajepapritur, nuk dita si të përgjigjesha a si të veproja në një rastvështirë; u kapabefasi; s’e kishadorë veten. I shkoi fjala bosh (dikujt) nuk ia plotësuan kërkesën, ankesën etj.; nuk ia arriti asajkërkonte, nuk i shkoi. Me *xhepin bosh (zbrazët).

BYTHË

BÝTH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. anat. Pjesa e prapme e trupitfrymorëvefundkurrizit; organi i jashtëqitjes dhe mollaqet; të ndenjurat. Bytha e foshnjës. Bytha e kalit. Bytha e pulës. Rribythë. I dha një shkelm bythëve. Me bythën sa të pulës, do (kërkon) vezë sa të patës. (fj. u.).
2. Fundi i një ene nga ana e jashtme. Bytha e kusisë (e kazanit, e tiganit).
3. Pjesa e poshtme e një druri a e një sendirri pingultokë, fundi i një druri, rrëza. Bytha e fikut (e ullirit, e lisit, e arrës, e kumbullës). Në bythëmullarit.
4. Bythçe.
5. krahin. Rrënjë (edhe si njësi numërimi). Njëqind bythë ullinj.
6. Bifton. Kudo shkon e ka bythë me vete.
7. fig., bised. Fuqi, forcë; përgjegjësi, zotësi, trimëri. - Kush ka bythë, leshkojëdigë.
Sin.: prapanicë, të ndenjura, rrëzë, bythçe, rrënjë, bifton, banike, fuqi, forcë, përgjegjësi, zotësi, aftësi, këllqe, trimëri, guxim.
bëhet *binjak pas bythe (dikush) bised. U *bythë (dikush) keq. vulg. shih u tapë (dikush). Bythëbythë bised. shumë pranë, ngjitur; ngjeshur. Bythë e plasur (nga Kolonja)! shpërf. vulg. as që mërzitem kur dikush zemërohet, as që dua t’ia di kur ai është i pakënaqur, kur inatoset etj.; s’më plas bytha. çau bythën (dikush) përb. vulg. mërziti shumë dikush me fjalë, me kërkesa a me ankesa, s’dua ta dëgjoj më e as të merrem më me të; s’e duroj dot dhe s’ia kam frikën; çau trapin shpërf. vulg.; çau veshët mospërf.; çau kokën mospërf. I di bytha (dikujt) tall. vulg. di ç’të kërkojë, e njeh ç’është e mirë për të, zgjedh diçka që i pëlqen (edhe kur nuk është për të). Do bythë (diçka) vulg. është shumë e vështirë (një punë, një sipërmarrje a një veprim) dhe kërkon forcë, energji e qëndresë. S’i ka hequr *shtytkat nga bytha (dikush) bised. përçm. vulg. Është *bark e bythë (dikush) përçm. vulg. Është bythë e brekë (me dikë) keq. vulg. është tepër i afërt me dikë, është i lidhur shumë ngushtë me të; s’kanë kufi midis tyre e mundbëjnë çdo gjë të keqebashku; pjerdh në një poç (me dikë) keq. vulg. Është bytha e dreqit (dikush) përb. është i zgjuar dhe i djallëzuar; është dinak i madh dhe shumë i prapë; nuk ia hedh dot për asgjë; i del mbanë çdo situatevështirë; ia kalon edhe dreqitdjallëzi; ka lindur përpara shejtanit keq.; ka bërë shkollën e shejtanit keq. Është për të fshirë bythën (diçka) mospërf. vulg. nuk ka asnjë vlerë. S’ka bythërrijë (diçka) tall. vulg. është diçka jashtë mendjes, nuk mundkuptohet a s’mundpranohet, nuk duhet bërë, nuk shkon. S’ka më bythë viçi tall. nuk ështëbollëk si më parë; ka kaluar ajo kohë kur e gjeje çdo gjë gati, s’ka më aq lehtë ose qyl; s’ka më ha Muço, pi Muço; s’ka më qofte te daja iron.; s’këndonajo qyqe. E ka *damar pas bythe (dikë) bised. iron. I lëpin bythën (dikujt) përb. vulg. i lutet dikujt, i bën qejfin dhe i shërben i poshtëruar, i përulet e i nënshtrohet pa pikë turpi e dinjiteti; i bëhet bajgë bised. S’ia mban bytha (dikujt) tall. vulg. ka shumë frikë, nuk guxonpërballojë një rrezik a t’ia hyjë diçkajevështirë. E mban pas bythe (dikë) përb. vulg. nuk e ndan nga vetja dhe e mëson keqjetë i varur prej tij a të marrë huqet e tij, të bëhet i dobët e i përkëdhelur etj. Si *mizabythëkalit vulg. iron. S’më plas (s’më pëlcet) bytha (për dikë a për diçka) shpërf. vulg. as që dua t’ia di, nuk më ha meraku, nuk shqetësohem fare; bythë e plasur! shpërf. vulg. Ia pret bytha perin (spangon) (dikujt) iron. vulg. është shumë i zgjuar e i zoti, është i shkathët e me përvojë, nuk ia hedh dot njeri; është për t’i qitur (për t’i nxjerrë) sytë (dikush); të ha në dritësyrit (dikush); kund. i ka trutë hime (krunde) (dikush) shpërf. rruan bythën (dikush) përb. vulg. s’ka ç’më bën fare, s’ia kam fare frikën, s’ka fuqi të më bëjë keq; rruan bishtin përb. bised.; rruan trapin shpërf. vulg. Kur të shohësh bythën e mizës përb. vulg. kurrë, asnjëherë; kur të bashkohet (të puqet) qielli me tokën; kur të bëhen dy ditë bashkë. S’i zë bytha *vend (dikujt) keq. vulg.

DAROVISHT
FYTAK

FYTÁK,~E mb. Qelepirës, qelepirxhi; që kërkonhajë qyl. Ishte një burrë fytak.

GAGXHI

GAGXHÍ,~U m. Njeri që ha e pi qyl, qylaxhi.

LËPIRËS

LËPÍRËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. keq. Ai që kërkonhajë e të pijë qyl tek të tjerët, ai që rronkurriz të të tjerëve duke u bërë lajka, sahanlëpirës. Lëpirës i keq.
2. Gishti tregues. Lëpirësi i dorës. Vrau lëpirësin.
Sin.: servil, sahanlëpirës, çanaklëpirës, qylaxhi.

MUFT

MUFT ndajf., vjet. Qelepir, qyl. Ha (kërkon) muft.

PËRZORR

PËRZÓRR vep., ~A, ~UR keq., kal. Lyp; shkoj pa u ftuar ku ka një gosti etj., dhe kërkoj të ha qyl.

PËRZORRJE

PËRZÓRRJ/E,~A f. Veprimi kur lyp a bredh pas gostive për të ngrënë qyl.

QELEPIR

QELEPÍR ndajf., bised. Pa paguar gjë, falas, në kurriz të të tjerëve, pa punë e pa mund; qyl. E do qelepir. Rron qelepir. Ha qelepir.
Sin.: falas, qyl, muft.
I bie qelepirit (dikush) bised. keq. i pëlqen e përpiqethajë e të pijëkurriz të të tjerëve; i do gjërat falas, është qelepirxhi; përfiton falas nga diçka që nuk është e tij; i bie qylit; i bie qarit.

QOFTE

QÓFT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. gjell. Gatesë me mishgrirë, me qepë, me vezë dhe me erëza, në trajtërrumbullakët a të zgjatur dhe e pjekur a e skuqur; gatesë e tillë me perimegrira; kërnackë, qebap. Qofte të skarës. Qofte shtëpie. Mish për qofte.
2. keq. Njeri i qullët, që nuk është i zoti për diçka. Dukej si qofte. Ngeli si qofte.
E do qofte (dikush) kërkon t’ia bëjnëtjerët diçka, pa u munduar e pa u lodhur vetë; e do gati diçka; e do në gojë; e do në pjatë; e do në tepsi. S’ka më qofte te daja iron. ka kaluar ajo kohë kur e gjeje çdo gjë gati, s’ka më aq lehtë ose qyl; s’këndonajo qyqe.

QYL

QYL,~IІ m. Baltë, llucë. Ra shi e u qyl. Mezi e kaluan këtë qyl.

QYL

QYL,~IІІ m. bised. E ngrënë ose e pirë pa paguar asgjë; një send a diçka tjetërmerret rastësisht falas. I pëlqen qyli.
I bie qylit (dikush) keq. i pëlqen e përpiqethajë e të pijëkurriz të të tjerëve; i do gjërat falas, është qelepirxhi; përfiton falas nga diçka që nuk është e tij; i bie qarit.

QYL

QYL,~IІІI m. sh. ~A, ~AT Njeri që nuk punon; njeri përtac, i ngathët, i pazoti. I sheh këta qylat?

QYL

QYL,~E mb. I falur, i dhënë. Nuk parapëlqente t’i merrte gjërat qyl.

QYL

QYLI ndajf. Pa paguar; falas. E do qyl. Është mësuar keq, i do gjërat qyl.
Sin.: falas, gratis, qelepir, veresie.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.